Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Yllka Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Shëndeti mendor është një nga treguesit më të rëndësishëm shëndetësor që shkakton sëmundshmëri të konsiderueshme. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2008, një në pesë të rritur përjetuan çrregullime mendore një vit më parë dhe 29.2% kishin një histori të sëmundjeve mendore gjatë jetës së tyre. Barra e çrregullimeve mendore vazhdon të rritet me ndikime të rëndësishme në shëndetin jo vetëm mendor të njeriut por edhe atë fizik.
Ky studim, ka patur për qëllim hulumtimin e menaxhimit dhe kujdesit infermieror të nevojshëm tek pacientët me stres dhe depresion.
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi është gërshetimi i metodës cilësore me metodën e vëzhgimit dhe shqyrtimin e literaturës së lidhur me temën e marrë në studim. Për sa i përket të dhënave primare kemi marrë në shqyrtim një rast studimi të një pacienteje në Repartin e Psikiatrisë- Spitali i Përgjithshëm Pejë, për kujdesin dhe menaxhimin infermieror të së cilës është ndërtuar një plan specifik i kujdesit infermieror. Gjithashtu janë realizuar biseda konstruktive dhe metoda e vëzhgimit në mesin e infermirëve të repartit mbi menaxhimin e stresit dhe depresionit në mesin e pacientëve në repart.
Ky punim ka ardhur në përfundim se roli i infermierit në trajtimin e pacientëve me stres dhe depresion duhet të përqëndrohet në informimin dhe këshillimin, ndihmën në rindërtimin e marrëdhënieve sociale të dëmtuara, rritjen e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit dhe ruajtjen e pacientit nga vetëdëmtimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2785
Recommended Citation
Qetaj, Fatlinda, "MENAXHIMI DHE KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME STRES DHE DEPRESION" (2021). Theses and Dissertations. 2639.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2639