Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Vjollca Pllana-Shahini

Language

Albanian

Abstract

Pandemia e shumë e përfolur dhe e njohur COVID–19, ka prekur shumë vende dhe njerëz në të gjithë botën, po ashtu edhe Kosovën. Gjatë pandemisë fatkeqësisht janë humbur jetë të tëra, por ajo gjithashtu ka ndikuar edhe në shëndetin mendor të të gjithëve. Përmes këtij studimi, lexuesit do të pasurohen me informata të shumta rreth shëndetit mendor, sidomos rreth shëndetit mendor të studentëve gjatë pandemisë. Qëllimi i realizimit të këtij punimi është për të kuptuar dhe vënë në pah njohuritë e studentëve të universiteteve në Kosovë per shqetësimet psikologjike, llojet e shqetesimet që përjetojnë ata, si dhe nivelin e të kërkuarit ndihmë profesionale për kujdesin e shëndetit mendor në mesin e studenteve gjatë kësaj pandemie. Metoda hulumtuese është kuantitative, dhe të dhënat jane mbledhur përmes një pyetësori me pyetje të mbyllura, i përpiluar përmes Google Forms, i cili është shpërndarë përmes rrjeteve sociale në Nëntor, 2020. Gjithsej kanë qenë 228 pjesëmarrës, ku femra janë 72.8% (nr. 166) dhe meshkuj 27.2% (nr. 62). Mosha e studentëve pjesëmarrësve ndryshon nga 18-20 vjeç (42.1%), 21-23 vjeç (49.1%), 24-26 vjeç (6.1%), 27-29 vjeç (2.2%) dhe 30+ vjeç (0.4%). Rezultatet tregojnë se gjatë pandemisë, shqetësimet psikologjike më të shprehura tek studentët ishin: çrregullime të humorit (27.6%), stres (23.2%), disponim depresiv (19.3%), ankth (8.8%) dhe 21.1% e pjesëmarrësve nuk kanë pasur asnjërën nga këto. Nga ky hulumtim konkludohet që shqetësimet psikologjike kanë qenë të shprehura tek studentët gjatë kësaj kohe, nivelet e shqetësimeve psikologjike kanë qenë më të shtuara gjatë periudhës së pandemisë, disa nga shqetësimet e lart përmendura janë shfaqur për herë të parë gjatë pandemisë, studentët kanë gjetur ndihmën tek familja, dhe disa nga pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të mbajnë kontakt me psikologun/psikiatrin dhe kontakti me të iu ka ndihmuar. Për adresimin e llojeve të ndryshme të shqetësimeve psikologjike, zakonisht rekomandohet këshillimi psikologjik. Gjithashtu, për të pasur një shëndet sa më të mirë mendor, rekomandohet edhe aktiviteti fizik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2904

Share

COinS