Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Abdullah Gruda
Language
Albanian
Abstract
Hyrja: Diabeti mellitus i tipit 2 (T2DM) është një problem global shëndetësor në zgjerim, i lidhur ngushtë me epideminë e mbipeshes. Individët me diabet mellitus tip 2 janë në rrezik të lartë për të dy ndërlikimet mikrovaskulare (përfshirë retinopatinë, nefropatinë dhe neuropatinë) dhe komplikimet makrovaskulare (të tilla si sëmundjet kardiovaskulare) për shkak të hiperglikemisë dhe përbërësve individualë të sindromës së rezistencës ndaj insulinës (metabolike).
Qëllimi: Ky punim ka për qëllim ngritjen e cilësisë së jetës te personat që vuajnë nga diabeti mellitus tip 2, pra përmirësimin e jetesës, këshillimin që të mirren me sporte të ndryshme, përfshirë këtu ecjen dhe sporte tjera që ndihmojnë në qarkullimin e duhur të gjakut, vetëdijësimin në përdorimin e rregullt të terapive të përshkruara nga mjeku, konsumimin e ujit, mos përdorimin e pijeve me sheqer, ushqimeve me sheqer.
Metodologjia: Si medotë hulumtuese është përdorur hulumtimi i protokollit të Spitalit Rajonal të Ferizajit në vitin 2018 dhe 2019. Rezultatet e këtij hulumtimi ishin ashtu siç kemi pritur për cilësinë e jetës së pacientëve të qytetit tonë.
Rezultatet: Rezultatet i kemi paraqitur me anë të tabelave dhe diagrameve disa faqe më poshtë. Në vitin 2018 ishin 199 pacientë me diabet mellitus tip 2 apo 49% kurse në vitin 2019 ishin 211 pacientë apo 51%.
Përfundimet: Me anë të këtij hulumtimi erdha në konkludim se pacientët që trajtoheshin gjatë viteve 2018-2019 në Spitalin Rajonal të Ferizajit nuk ishin të vetëdijshëm për mënyrën e shëndetshme të jetesës, disa nuk kishin edhe kushte normale për të ngritur cilësinë e jetës, e disa të tjerë ishin mësuar të jetonin me një cilësi të dobët dhe se sëmundja kishte përparuar dukshëm, mirëpo me këshillat që ua ofrova unë, si infermiere e ardhshme besoj shumë se do iu ndihmojnë, në ngritjen e kualitetit të jetës te personat që vuajnë nga diabeti mellitus tip 2.
Rekomandimet: Rekomandimet për pacientët me diabet të tipit 2 janë të shumta, duke filluar nga të jetuarit në kushte të rregullta, kujdesin për higjenën personale, të ushqyerit në mënyrë sa më të mirë, të shëndetshme, konsumimi i ujit, i pemëve dhe perimeve të cilat ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kualitetit të jetës te këta persona. Rekomandime tjera i kemi pasqyruar edhe në kapitullin e pestë të këtij punimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2863
Recommended Citation
Rama, Arta, "CILËSIA E JETËS TE PACIENTËT ME DIABET TIP 2" (2021). Theses and Dissertations. 2676.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2676