Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

Language

Albanian

Abstract

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK/COPD) është një sëmundje mjaft e përhapur që karakterizohet nga kufizimi i rrjedhës së ajrit në mushkëri që nuk është plotësisht i kthyeshëm. Shkaku kryesor në vendet e zhvilluara është ekspozimi ndaj tymit të duhanit. Simptomat e karakterizuara mirë si dispnea dhe lodhja kanë një ndikim negativ në kualitetin e jetës së pacientëve (QoL) dhe kufizojnë aktivitetin fizik në jetën e përditshme. Ndikimi i simptomave të COPD shpesh nënvlerësohet. Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive shoqërohet me morbiditet dhe mortalitet të madh po ashtu siç janë: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, astma. Ndërprerja e pirjes së duhanit ndoshta do të kishte efekte më të rëndësishme në këtë sëmundje si një problem i shëndetit publik në Evropë dhe botë pasi ngadalëson përparimin e sëmundjes dhe ul vdekshmërinë. Bronkodilatatorët inhalues vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e terapisë së COPD, ku opsionet mund të përshtaten për të përmbushur nevojat e pacientëve me zgjedhjen e kujdesshme të medikamenteve inhalatore dhe pajisjes së përdorur për shpërndarjen e tij. Në përgjithësi, duhet të merret në konsideratë një qasje e integruar për menaxhimin e sëmundjes për përmirësimin e kualitetit të jetës dhe rezultateve më të mira tek pacientët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2741

Included in

Nursing Commons

Share

COinS