Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Linda Carkaxhiu

Language

Albanian

Abstract

Diabeti është një sëmundje kronike që kërkon kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe edukim të pacientit për vetë-menaxhimi për të parandaluar komplikimet akute dhe për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve afatgjata. Kujdesi ndaj diabetit është kompleks dhe kërkon që të adresohen shumë çështje, përtej kontrollit glikemik. Qëllimi i këtij hulumtimi është matja e cilësisë së jetës së personave me diabet te tipit 2. Përmes të dhënave të mbledhura do të synohet të paraqitet një pasqyrë e cilësisë së jetës së personave me diabet të tipit 2. Në studimin e realizuar kanë marrë pjesë 50 pacientë me diabet të tipit 2, të cilët janë të shtrirë në repartin e Internos në Spitalin Rajonal të Gjilanit, tek të cilët përmes pyetësorit janë mbledhur të dhëna për matjen e cilësisë së jetës së tyre. Nga rezultatet shohim se rreth 2/3 e pacientëve me diabet te tipi 2, e shohin cilësinë e jetës së tyre si të mirë. Për këtë hulumtim është përdorur pyetësori “WHOQOL-BREF– i krijuar nga (WHO, 1996) i cili përmban 12 pyetje dhe matë 4 dimensione të cilësisë së jetës: shëndetin fizik, psikologjik, mardhëniet shoqërore dhe ambientin. Duke u bazuar në rezultate shofim se përqindja më e madhe e përgjigjeve të pacientëve rreth cilësisë së jetës së tyre është: të mirë (72%), pastaj as të dobët as të mirë (14%), shumë të dobët (10%), të dobët (2%) dhe shumë të mirë (2%). Me këtë rezultat vërtetohet hipoteza e parë e ngritur se pacientët e vlerësojnë cilësinë e jetës së tyre si të mirë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2901

Share

COinS