Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Nagib D. Elshani
Language
Albanian
Abstract
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Metoda kryesore moderne për zbulimin e kancerit të gjirit është mamografia, e cila në mënyrë të besueshme zbulon nga 80% në 96% të tumoreve të gjirit, më të mëdha se 10 mm në diametër. Mamografia kryhet çdo vit si masë profilaktike për të gjitha gratë mbi moshën 40 vjet. Qellimi baze i ketij hulumtimi eshte analizimi i detajizuar i procedurave të hershme diagnostikuese bashkëkohore në kuadër te zbulimit te hershem te kancerit te gjirit. Si qellim dytesor i ketij studimi vleresohet te jete analizimi i literatures relevante lidhur me kancerin e gjirit ne pergjithesi e ne vecanti vetedijesimin e popullates lidhur me kete semundje kaq te perhapur.
Metodologjia: Ky hulumtim eshte i natyres kuantitative. Mostra e hulumtimit eshte 30 infermiere prane Spitalit Rajonal te Prizrenit. Instrumenti mates eshte pyetesori, kurse analizimi i te dhenave u be me pakon SPSS.
Rezultatet:Ne baze te analizimit te detajizuar te te dhenave, mamografia vlerësohet te jete metoda me e sakte diagnostifikuese e kancerit te gjirit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2732
Recommended Citation
Ilijazi, Medina, "KANCERI I GJIRIT DHE MUNDËSITË E SOTSHME DIAGNOSTIKUESE" (2021). Theses and Dissertations. 2228.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2228