Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Arsyet të cilat na shtyen të hulumtojmë mbi tematikën për hipertensionin, ngelet padyshim natyra e kësaj dukurie sëmundje tek njerzit që dita ditës po i prek të gjithë padallim.

Fillimishtë u bazuam tek fakti i definicionit i cili shpiegon ne detaje qka dhe si zhvillohet hipertensioni në organizëm.

Hipertensioni oseshtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.

Ky punim është punim konceptual teorik.

Dihet se presioni arterial nuk është constant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës (tkurrje ose kontraksion i ventrikujve të zemrës) në vlerat më të ulëta gjatë diastolës (lëshimi ose relaksimi i ventrikujve të zemrës) së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim përpresion të lartë të gjakut ose hipertension.

Hipertensioni është rritja e presionit të gjakut mbi 140/90 mmHg dhe paraqet faktorin kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, prandaj zbulimi i hershëm dhe trajtimi i tij mund të parandaloj në shfaqjen e komplikimeve që rezultojnë nga HTA i pa trajtuar.

Hipertensioni është ndërfaktorët më të rendësishem të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë: sëmundjen koronare të zemrës, insuficiencen kardiake kongjestive, insultin ishemik dhe hemorragjik cerebrovaskular, insuficien cenrenale dhe sëmundjet e arterieve periferike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2660

Included in

Nursing Commons

Share

COinS