Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Department
Law
First Advisor
Albulena Ukimeraj
Language
Albanian
Abstract
Investigimet e krimit paraqesin një proces të organizuar për përmbushjen e kërkesave të sistemit të drejtësisë. Investigimet e krimit zbatohen në çdo shtet ose juridiksion në tërë botën në forma të ndryshme por objektivat themelore janë të ngjashme. Procedura e investigimeve të krimeve definohet si: sigurimi se krimi ka ndodhur, indentifikimi i përgjegjesit të krimit dhe grumbulimi i dëshmive që duhet të prezantohen para autoriteteve gjyqësore. Gurthemel i shumicës së sistemeve të drejtësisë penale është që individët e akuzuar për një krim janë të pafajshëm deri të vërtetohet fajësia e tyre. Rëndësia e dëshmisë është e padiskutueshme në një proces penal. Procesi i investigimeve bazohet në konbinimin e shkencës me procedurat profesinonale, prandaj ai përfshinë inplementimin e kornizës shkencore në analizimin dhe interpretimin e dëshmive dhe procedurave profesionale për identifikimin, grumbullimin dhe ruajtjen e dëshmive për nevojat e drejtësise penale.
Në kuptimin e investigimeve policore, përmbyllja e suksesshme e procesit të investigimeve përfshinë edhe ngritjen e aktakuzës, pra është prioriteti që përcakton realizimin dhe dokumentimin e investigimeve. Ky prioritet reflektohet në një test i cili ndikon në vendimmarrjen për fillimin ose jo të një procesi gjyqësor.
Në qoftë se qëllimi parësor i investigimeve është dokumentimi i suksesshëm i krimit, që në disa raste mund të pamundësoj zbulimin e së vërtetës, atëherë është e qartë se procesi duhet të trajtohet me kujdes për të evituar drejtësinë e gabuar. Sistemet e drejtësisë kanë rregulla të cilat e bëjnë të vështirë ngritjen e aktakuzave të gabuara, megjithatë praktikat gjyqësore tregojnë se kjo edhe mund të ndodhë.
Ligji i definon disa lloje të caktuara të sjelljeve si vepra penale, ofron kornizën, rregullat dhe rregulloret sipas të cilave duhet të realizohen investigimet dhe përcakton standardet për dëshmitë të cilat duhet të plotësohen para se të ngritet aktakuza.
Ekziston një brez i gjerë i veprave kriminale dhe nga rrethanat që paraqiten, ato përcaktojnë specifikat e investigimeve. Në qoftë se aktakuza mund të arrihet sipas rregullave dhe protokolleve, mund të thuhet se investigimet ishin proces objektiv dhe shkencorë.
Në shumicën e krimeve policia vepron si investigues, por me rritjen e kompleksitetit të forenzikës të investigimeve të krimit, dhe nevojës për ekspertiza gjithnjë e më specifike, shumë nga rolet investigative ushtrohen nga të të punësuarit civil dhe specialist të forenzikës. Shkenca e forenzikës dhe ekpertiza e specialistëve kërkohen për të përmbushur standardet shumë të larta për dëshmitë në gjykimet moderne.
Kompleksiteti i investigimeve të krimeve dhe forenzikës në kohët moderne ka rritur kërkesat për profesionalizim dhe në këtë kuptim të gjitha fushat kërkojnë ekspertizë dhe specilaizim specifik në krahasim me rastin. Investigimet e krimeve nuk mund të realizohen nga një individ me më shumë talente përkundër që disa media portretizojnë detektivët, zyrtarët policor, kriminologët, psikologët ose analistët e sjelljes.
Me zhvillimin e mjeteve të udhëtimit, hapjen e kufinjëve, dhe komunikimeve të reja me internet bota po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe krimi e kriminelët po ndryshojnë gjithashtu. Investigimet policore gjithnjë e më shumë po mbështeten në juridiksionet përtej kufinjëve të tyre dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Me zhvillimin e botës janë paraqitur edhe krime të reja që bëhen nëpërmes rrjeteve të sofistikuara kriminale (duke përfshirë rrjetet kriminale dhe rrjetet online). Këto ndryshime sfidojnë të gjitha investigimet dhe forenzikën aktuale. Krahas zgjerimit të gamës se krimeve ndërkombëtare, janë paraqitur edhe forma të reja në legjislacionin ndërkombëtar (për shembull, legjislacioni për të drejtat e njeriut) që kanë ndikim në mënyrën e realizimit të investigimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2897
Recommended Citation
Imeri, Rina, "METODAT MODERNE TE INVESTIGIMEVE TE KRIMEVE" (2021). Theses and Dissertations. 2708.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2708