Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Leonora Zogaj
Language
Albanian
Abstract
Sindroma Down është një çrregullim kromozomal, që shoqërohet me vonesë në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor.
Shkaktohet si rezultat i ndarjes jonormale të qelizave, që rezulton në një kopje shtesë të plotë ose të pjesshme të kromozomit 21. Ky material shtesë gjenetik shkakton ndryshimet e zhvillimit dhe tiparet fizike të sindromës Down.
Individët me sindromën Down ndajnë një mori karakteristikash të njohura të fytyrës dhe fizikës. Këto janë të dukshme që në lindje dhe mund të bëhen më të theksuara me kalimin e kohës.
Përveç aftësive të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore, fëmijët me sindromën Down janë në një rrezik në rritje për disa probleme shëndetësore të cilat i kemi paraqitur të zgjeruara në kapitujt përkatës: sëmundja e lindur e zemrës, anomalitë gastrointestinale të lukthit dhe zorrëve, anomalitë apo keqformimet e veshëve dhe ekzaminimi i dëgjimit, problemet e syve dhe ekzaminimi i të pamurit, infeksionet, hipotiroidizmi, çrregullimet e gjakut, hipotonia, problemet me pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore, fyti, epilepsia, sëmundja celiake, shëndeti mendor dhe problemet emocionale.
Diagnostikimi i saktë i sindromës Down mund të bëhet gjatë shtatzënisë (amniocentezë) dhe pas lindjes së foshnjës (kariotipi).
Për të kryer hulumtimin shkencor ne si rast studimi e kemi marrë një foshnje me sindromën Down, duke e shtjelluar në detaje deklarimin e problemit, metodologjinë, analizimin e rezultateve si dhe vlerësimin infermieror.
Të gjitha rezultatet e hulumtimit të cilin e kemi kryer, i kemi paraqitur të zgjeruara në kapitujt përkatës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2729
Recommended Citation
Saqipi, Majlinda, "KUJDESI INFERMIEROR TEK FËMIJËT ME SINDROMËN DOWN" (2021). Theses and Dissertations. 2231.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2231