Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ardian Uka
Language
Albanian
Abstract
Oda Ekonomike e Kosovës është ka qenë dhe ështëgjithmonë e përkushtuar ta fuqizojë rolin e sektorit privat në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vazhdimsi. Për ta mundësuar këtë, krahas shërbimeve që ofron, në vazhdimësi informon dhe kshillon biznesetlidhur me zhvillimet ekonomike në vend dhe i adreson çështjet me rëndësi tek institucionet relevante, që janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Oda ekonomike ka rëndësi të veqantë në përkrahjen dhe stimulimin e zhvillimit të biznesit dhe të ekonomisë në vend në pergjithësi. Rritja dhe zhvillimi i bizneseve pamundësohet nga sfidat të ndryshme, jo të favorshëm i të bërit biznes prandaj përmes studimeve dhe analizave të tilla Oda Ekonomike e Kosovës synon të japë kontributin e saj duke i ndihmuar dhe hapur rrugën drejt adresimit të barrierave të cilat identifikohen. Shpresoj që të gjithë bashkërisht, përfshirë bizneset tëvogla, mesëm dhe të mëdha, institucionet shtetërore, donatorët dhe akterët tjerë relevant, të ndihmojmë në këtë sfidë të transformimit digjital për bizneset, në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë për të bërë biznes dhe fuqizimit të sektorit privat si shtyllë e zhvillimit socio-ekonomik në vend. Misioni: Misioni i Odës ekonomike të Kosovës është që krahas me standardet ndërkombëtare dhe praktikat të sigurta, të lehtësojë, lobojë dhe përfaqësojë për një komunitet biznesi konkurrues, ekonomi të fuqishme dhe të zhvilluar në Kosovë. Qëllimi: Qëllimi i Odës Ekonomike të Kosovës është që të ofroj shërbime cilësore duke u bazuar në kërkesat e anëtarëve, rritja e prezencës së OEK-ut në proceset e rëndësishme ekonomike sociale dhe mbajtja e stabilitëtit financiar në vend. Vizioni: “Me Odën Ekonomike të Kosovës, për një ekonomi të fuqishme në Kosovë”.Oda Ekonomike e Kosovës është e certifikuar me ISO standarde 9001/2008 për menaxhim të cilësisë (Oda Ekonomike e Kosoves, 2021).
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2886
Recommended Citation
Sejdiu, Migena, "NDIKIMI I ODËS EKONOMIKE TË KOSOVËS NË EKONOMINË E VENDIT 2015-2021" (2021). Theses and Dissertations. 2692.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2692