Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Jakup Ratkoceri
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia 5G është teknologji që karakterizohet me shpejtësi relativisht të shpejtë të të dhënave,vonesë tepër të ulët, ngritje të konsiderueshme të efikasitetit të stacioneve bazë dhe ndryshime të mëdha në kualitetin e shërbimeve (QoS) për klientët në raport me rrjetet ekzistuese LTE. Gjenerata e pestë e rrjetave mobile do ta zgjerojë përdorimin e Internetit dhe do të krijojë një ekosistem masiv të lidhur me Internetin e gjërave. Avantazhi kryesor ndaj 4G dhe 4.5G (LTE i avancuar) është se, përveç shpejtësive të mëdha të transferimit të të dhënave, kjo mund të lidhet edhe me Internet of Things. Përmes rrjetit 5G, do të jetë e mundur të lidhen deri në 100 herë më shumë pajisje në një territor specifik. Vlerësohet se sinjali 5G do të jetë në gjendje të lidhë deri në një milion pajisje për kilometër katror.
Për të përmbushur aplikacionet e fundit gjerësia e brezit duhet të rritet shumë. Ky zhvillim do të arrihet duke përdorur një spektër modern me nivele më të lartë të të dhënave. Në veçanti gjenerata e pestë e rrjetave mobile kërkon të zgjidhë mangësitë e teknologjive të mëparshme telekomunikuese dhe të jetë një mundësues kryesor i mundshëm per aplikimet e ardhshme ne IoT. Ky punim diskuton karakteristikat e 5G, teknologjitë kryesore që e shtyjnë 5G përpara, arkitekturën e 5G me sigurinë e saj, llojet e antenave që përdoren në 5G dhe disa teori konspirative që lidhin 5G me ekspozimin ndaj rrezeve elektromagnetike dhe drejtëpërdrejt me virusin Covid-19.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2912
Recommended Citation
Sekiraça, Rijad, "GJENERATA E PESTË E RRJETAVE MOBILE – 5G" (2021). Theses and Dissertations. 2718.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2718