Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Tani jemi në një botë me ndryshime dhe inovacione të njëpasnjëshme, teknologjia është gjithnjë e më e pranishme në jetën tonë. Ky hulumtim do të ndihmoj për të njohur karakteristikat ekzistuese mobile, evolucionin e tyre me kalimin e kohës, dhe konkretisht për rrjetat mobile 3G, 4G dhe 5G. 3G e cila jep qasje në internet, fillimisht me shpejtësi të ulët të lidhjes dhe mëpas me përmirësime të pranueshme në gjenerimin e ndërmjetëm 3.5G ose HSPA. 4G teknologjia kjo IP(all-IP) e projektuar për ndërlidhje dhe përparësi të trafikut të të dhënave, dhe e cila lejon të jesh një platformë të përbashkët për të gjitha teknologjitë që janë zhvilluar deri tani dhe që janë baza për gjeneratën e re tani 5G. 5G një teknologji e cila ofron kapacitet masiv të trafikut, me shpejtësi më të madhe, përdorim efikas të spektrit dhe brezë të ri të spektrit, që do të ndërlidh miliona pajisje siç quhen IoT (angl. Internet of Thing). Ndër tjerash do të cekim dhe ndikimin e saj në aspektin ekonomik dhe shoqëror e shëndetësor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2626

Share

COinS