Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Epilepsia quhet edhe morbus komicial, morbus sacer, “sëmundje e tokës”. Me termin “epilepsi” përkufizohet një gjendje patologjike kronike e sistemit nervor qëndror që shprehet nëpërmjet episodeve klinike shpërthyese të përsëritura, si pasoje e shkarkesave të shtuara dhe hipersinkrone të një popullate neuronale të hipereksituar. Ndërsa krizat epileptike sipas WHO janë si rezultat i një disfunksioni e një pjese apo të gjithë trurit si rrjedhojë e një rritje të shkarkesave të një popullate të hipereksituar neuronale, që shkakton një fenomen motor, sensor, outonomik ose të një natyre psikike të menjëhershëm dhe të papritur.
Qëllimi kryesor i këtij studimi është evidentimi i sëmundjes së epilepsisë, për të cilën sot njihen shumë forma, sa quhen epilepsitë. Nisur nga fakti që kjo sëmundje është quajtur sëmundja më e shkurtër dhe njëkohësisht më e gjatë që shoqëron jetën e pacientit gjatë gjithë jetës, është vendimtar informimi mbi sëmundjen qoftë i pacientit apo familjarëve/ kujdestarëve dhe mënyrave të trajtimit të saj apo menaxhimit të krizave epileptike.
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi është një gërshetim i shqyrtimit të literaturës së lidhur me temën e marrë në studim dhe studimit të rastit, ku është marrë në shqyrtim një pacient me epilepsi në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. Për mbledhjen e informacioneve jemi fokusuar në disa libra dhe artikuj në gjuhën shqipe dhe gjithashtu kërkimi i studimeve homologe në gjuhën angleze në internet. Informacioni i paraqitur në këtë punim është trajtuar në mënyrë të përmbledhur duke dashur të qëndrojmë në fokusin e studimit, që është kujdesi infermieror ndaj pacientëve me epilepsi.
Ky punim ka ardhur në përfundim se roli i infermierit në trajtimin e pacientëve me epilepsi duhet të përqëndrohet në ruajtjen e pacientit nga dëmtimi dhe vetëdëmtimi gjatë krizave epileptike, krijimi i kushteve komode gjatë qëndrimit në spital dhe mbi të gjitha në informimin e pacientit dhe familjarëve mbi mënyrat e menaxhimit të këtyre episodeve dhe çdo lloj tjetër ndërhyrjeje në rastet e krizave epileptike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2691
Recommended Citation
Selmani, Brunilda, "KUJDESI INFERMIEROR TEK TË SËMURËT EPILEPTIK" (2021). Theses and Dissertations. 2173.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2173