Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Gjon Culaj

Language

Albanian

Abstract

Intensifikimi i marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënojnë një moment të ri për rendin global, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. BE-ja edhe pse nuk kishte një strukturë institucionale të konsoliduar kjo nuk e pengoj që të krijoj një raport funksional marrëdhëniesh mes dy vendeve, që përveç se ishin të dobishme në rrafshin ekonomik, ato u treguan se ishin më se të dobishme edhe në rrafshin politik e më së shumti në atë ushtarak.

Megjithatë, bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve është shoqëruar edhe me divergjenca të ndryshme për çështje të caktuara. Trajtimi i sulmeve të 11 shtatorit, menaxhimi i krizës në rastin e Kosovës, problemi me Irakun, Iranin, Terrorizmi Global e Kriza Palestineze janë vetëm disa faktorë që do të trajtohen për të shtjelluar se sa efektiv apo negativ ka qenë bashkëpunimi ose mosbashkëpunimi mes këtyre dy fuqive ekonomike, politike e ushtarake të kohës.

Ndryshimi i Administratave Amerikane, poashtu, ka qenë një sfidë në vete kohëve të fundit. Vija e ndjekur nga presidentët ka lëkundur marrëdhëniet mes këtyre vendeve duke vënë në pikëpyetje të mëdha. Gjatë punës hulumtuese është vërejtur se Administrata Bush, Obama dhe Trump në rrafshin e jashtëm nuk kanë ndjekur një linjë por kanë qenë drastikisht të ndryshme njëra me tjetrën. Ky hulumtim do të trajtoj raportin e këtyre administratave në raport me BE-në.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2871

Share

COinS