Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Abdullah Gruda

Language

Albanian

Abstract

Hyrje

Insuficienca akute e zemrës(Acute Heart Failure-AHF) është një “epidemi” e ditëve moderne. IAZ përcaktohet gjerësisht si një shfaqje e shpejtë e shenjave dhe simptomave të reja ose përkeqësuese. Shpesh është një gjendje potencialisht e rrezikshme për jetën, që kërkon shtrimin në spital dhe trajtimin urgjent dhe ka për qëllim kryesisht menaxhimin e mbingarkesës së lëngjeve dhe kompromisin hemodinamik.

Qëllimi i punimit:Ështëvlerësimi i kujdesit infermieror te pacientët me insuficiencë akute të zemrës.

Metodologjia:Për të realizuar këtë punim është përdorur metodologjiae rishikimit të literaturës. Informacionet e paraqitura janë siguruar nga literaturë e shumtëqë ka të bëjë me infermierinë, kryesisht në 10 vitet e fundit dhe në databaza të fushës së infermierisë.

Rezultatet:Jetëgjatësia me insuficiencën akute të zemrës ndryshon në varësi të ashpërsisë së gjendjes, gjenetikës, moshës dhe faktorëve të tjerë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth gjysma e të gjithë njerëzve te diagnostikuar me këtë sëmundje mbijetojnë më shumë se 5 vite. Sipas një studimi të botuar në Gusht 2013 në revistën Circulation Research, vetëm rreth 10% e njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje mbijetojnë të paktën 10 vjet.

Konkluzione dhe rekomandime:Çelësi për të parandaluar insuficiencën akute të zemrës është të zvogëloni faktorët tuaj të rrezikut. Ju mund të kontrolloni ose të eleminoni shumë nga faktorët e rrezikut psh. hipertensioni dhe sëmundjen e arterieve koronare, duke bërë ndryshime në stilin e jetës së bashku me ndihmën e ndonjë medikamenti të nevojshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2751

Included in

Nursing Commons

Share

COinS