Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ardiana Hajdari

Language

Albanian

Abstract

Paraliza cerebrale (paraliza e trurit), e definuar si çrregullim i sistemit muskuloskeletal, është një problem më të cilin po luftojnë mbi 17 milionë njerëz në botë. Ky çrregullim zhvillohet për shkak të një dëmtimi të trurit që mund të ndodhë gjatë shtatëzanisë, lindjes ose periudhës neonatale e shoqëruar me problemetjera shëndetësore, në të folur, shikim dhe dëgjim, kjo mund të çojë në vështirësi në të mbajturit mend.

Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm në fushën e neurologjisë, respektivisht kujdesit infermieror dhe rolin e fizioterapisë te pacientët me paralizëcerebrale si dhe të shpjegohen etiologjia, shkaktarët, llojet e manifestimit të sëmundjes, mundësia e parandalimit si dhe mënyra dhe procedurat e mjekimit.

Punimi është bërë në Kolegjin UBT, Fakulteti i Mjekësisë, Programi Infermieri si dhe në bashkëpunim me Kliniken e Neurologjisë-Prizren me Hedikosin dhe prindërit e anketuar. Përmes këtij punimi kemi arritur të hulumtojmë, shpeshtësinë e përhapjes të kësaj sëmundje në Prizren për një periudhë kohore të caktuar gjatë muajit gusht të viti 2020.

Në këtë punim dioplome gjatë hulmutimin tonë kemi hasur si rezultat mosha më e prekur janë fëmijet mbi 1 vjet tek të cilët shfaqet kjo sëmundje, ku kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese si: epilepsi, prombleme në shikim, në të folur ,probleme në të ushqyerit, etj.

Anketa përmban 20 pyetësorë, ku kemi paraqitur në mënyre tabelare dhe grafikone të gjitha pyetjet e bëra.

Fizioterapia e përditshme për fëmijët me spasticitet të lehtë mund ta zgjidhë problemin në masë të madhe mirëpo përmbushja e nevojave të fëmijëve me paralizë cerebrale në vendin tonë është mjaft sfiduese përshkak të kostos së lartë të shërbimeve cilësore shëndetësore.Po ashtu, vlerësimi i hershëm dhe stimulimi i funksionit të gëlltitjes duhet të jetë një element i përbashkët në rehabilitimin e fëmijëve me PC (paralizë cerebrale).

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2752

Included in

Nursing Commons

Share

COinS