Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fëllënza Spahiu

Language

Albanian

Abstract

Cilësia e kujdesit infermieror është një element thelbësor në trajtimin e pacientëve me probleme tonsillare. Qëllimi i këtij studimi eshte të zbulojë gatishmërinë e infermierëve për të siguruar kujdesin infermieror tek pacintët me probleme tonsillare në Spitalin duke hetuar nëse infermieret që punojnë me këta pacientë kanë njohuri të mjaftueshme për kujdesin ndaj patologjive tonsillare. Hulumtimi u krye në Spitalin Amerikan me gjithsej 32 respodentë/ infermiere. Të dhënat u mblodhën duke përdorur pyetësorë gjysëm të strukturar.

Resultatet:Infermierët u përgjigjen pozitivisht ndaj perceptimit të tyre për llojin e njohurive të tyre në kujdesin për problemet tonsillare dhe si rezultat doli qe shumica e infermierëve (56%) kishin njohuri empirike ndërsa 38% disi janë pajtuar që të kenë njohuri estetike. Megjithatë, 44% e të gjithë infermierët disi u pajtuan të kishin njohuri personale rreth trajtimit te tonsillave ndërsa 66% plotësisht ranë dakord të kishin njohuri etike. Përvoja e punës ishte një faktor që ndikoi në llojin e zgjedhjes së njohurive të të anketuarve. Të anketuarit u kategorizuan në dy grupe; ata me gjashtë vjet pervoje pune dhe më pak se gjashte vjet përvojë pune.

Perfundimi;Infeksionet e tonillave paraqiten të jenë shumë diskomforte për pacintë të prekur nga kjo sëmundje. Infermieret qe punojne ne departamentet ku trajtohen pacientet me probleme tonsillare duhet të jenë të pajisur plotësisht me njohuri te pershtatshme në mënyrë që të kujdesen në mënyrë efektive për pacientët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2719

Included in

Nursing Commons

Share

COinS