Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Gani Halilaj

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëjë me "Ndikimet në pagjumësi dhe faktorëve tjerë psikologjike tek punëtorët shëndetësorë në përballje me pandeminë COVID-19". Duke e ditur se me çfarë problemi po përballet bota, aktualiteti i kohëve të fundit na ka bërë kureshtarë sidomos neve si profesionistët e ardhshëm shëndetësor të hulumtojmë për vështirësitë dhe problemet që përballën kolegët e mi, pasi në të ardhmën do të jem edhe unë pjesë e këtij stafi.

Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi kryesor i këtij studimi është të hulumtojë si studente e degës së infermierisë se cila është puna me të cilën përballen profesionistët, rreziku gjatë pandemisë, çrregullime psikologjike gjatë orarit të punës, si dhe do të përdoret një pyetësorë dhe materialet që do të shfrytëzojmë rreth virusit COVID-19.

Metodologjia: Gjatë hulumtimit janë përfshirë gjithsej 43 personel shëndetësor, gjegjësisht infermier nga klinikat e QKUK-së.

Konkluzionet: Rezultatet në këtë hulumtim kanë shfaqur mjaft të dhëna statistikore. E rëndësishme të theksohet është se individët që janë punonjës të shërbimeve shëndetësore janë pothuajse tejet të ekspozuara me faktorët negativ, që ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e tyre personale duke marrë parasysh faktorët që ndikojnë në pagjumësi, si dhe çrregullime të tjera: obsesive kompulsive, stresi, ankthi, etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2747

Included in

Nursing Commons

Share

COinS