Date of Award

Summer 7-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Arbër Perçuku

Language

Albanian

Abstract

Testimi i aplikacioneve softuerike është një proces i cili shërben për të kontrolluar nëse aplikacioni është pa gabime ose jo. Është proces i verifikimit dhe vlerësimit të shërbimeve softuerike, duke kontrolluar nëse aplikacioni softuerik është duke i plotësuar kërkesat e përdoruesit dhe nëse funksionon sipas karakteristikave. Qëllimi i testimit është të identifikojë gabimet, boshllëqet ose kërkesat që mungojnë në raport me kërkesat aktuale.

Testimi është i rëndësishëm sepse nëse ka ndonjë gabim ai mund të identifikohet herët dhe mund të zgjidhet para dorëzimit përfundimtar të produktit. Testimi i aplikacioneve mobile është një grumbullim i aktiviteteve të lidhuara për gjetjen e gabimeve në disa dimensione të cilësisë së aplikacionit mobil, të tilla si: funksioni, përdorshmëria, performanca, pajtueshmëria dhe siguria. Në këtë punim diplome testimi automatik dhe ai manual do të shtjellohen në detaje. Do të ndërtohen kriteret teknike duke përdorur aplikacionin APPIUM si dhe gjuhën programuese Java për të marrë rezultatet nga testimet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2934

Share

COinS