Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Zijadin Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Ambienti që na rrethon përbëhet nga shumë pajisje me diversitet komponimesh por nuk mund të themi se një shumicë prej tyre nuk i përkasin botës së teknologjisë. Evolucioni i çdo produkti teknologjik është përcjell me një seri te problemeve dhe çështjeve që janë paraqitur gjatë fazave të ndryshme të planifikimit, zhvillimit dhe menaxhimit. Gjatë fazave zhvillimore, saktësisht ndërtimit te sistemeve softuerike apo programeve aplikative është paraqitur nevoja e depozitimit të të dhënave pavarësisht a kanë qenë si source code (kod burimor) apo të dhëna që janë akumuluar gjatë përdorimit të sistemit. Depozitimi i të dhënave bëhet në bazat e të dhënave (databaza). Ato mund të jenë të shumëllojshme, si: MySql, Microsoft SQL Server, MongoDB, Redis, Oracle, Firebase, ElasticSearch etj. Transferimi i të dhënave nga front-end në databazë mund të duket një proces i thjeshtë deri në momentin kur kemi të bëjme me një numër enorm të të dhënave për sekonda (data/s), ku bashkë me të shfaqet çështja “kosto, kohë, performancë, siguri, disponueshmëri”. Sintaksa dhe semantika e kodit në databazë varion nga lloji i kësaj të fundit, por gjatë evoluimit kanë ndodhur editime rrënjësore duke krijuar dy bashkësi kodesh: Deklarative dhe Imperative. Ndërhyrja vetëm në një pjesë të kodit shkurton kohën dhe koston dhe njëkohësisht zvogëlon mundësinë e kompremetimit të të dhënave, pra në menaxhimin e koleksionimit të të dhënave (miliona, miliarda) do kemi të bëjmë me një gjuhë të nivelit të lartë apo siç njihet jo-procedurale, e cila fokusohet ne hapat se çka duhet bërë e jo se si duhet bërë, e që në botën e programimit njihet si “Declarative language (Gjuha Deklarative)”.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2832
Recommended Citation
Mujku, Valmir, "GJUHA DEKLARATIVE DHE KOHA E EKZEKUTIMIT (DECLARATIVE LANGUAGE AND RUNTIME SYSTEMS)" (2021). Theses and Dissertations. 2623.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2623