Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Leonore Zogaj
Language
Albanian
Abstract
Infeksionet akute të rrugëve të sipërme të traktit të frymëmarrjes janë sëmundjet më të shpeshta të moshës fëmijërore.
Në këtë punim trajtohen infeksionet respiratore te fëmijët dhe karakteristikat epidemiologjike të tyre. Duke qenë se rastet me këto infeksione janë mjaft të shprehura dhe kanë incidencë dhe prevalencë të lartë. Gjithashtu është shqyrtuar literatura lidhur mbi rrugët e përhapjes, etiologjinë, manifestimet klinike, karakteristikat epidemiologjike masat parandaluese si dhe kujdesi infermieror te fëmijët.
Punimi synon që duke u mbështetur në rezultatet e hulumtimit, duke pasur në konsideratë situatën dhe fëmijët e prekur nga infeksionet respiratore, të prezantojë menaxhimin dhe kujdesin infermieror me pjesëmarrje aktive në parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin adekuat të fëmijëve. Pikësynimi i këtij punimi është që të prezantohet incidenca e sëmundjeve respiratore te fëmijët të rasteve të diagnostifikuara në QKMF në Prizren gjatë vitit 2020. Janë analizuar gjithësej 922 raste të dhënat janë siguruar nga protokoli i fëmijëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Diagnoza më dominante te fëmijët është J00 - nazofaringjiti akut dhe J03 - angjina tonsillofaringjiti akut me 26% .
Kujdesi ndaj fëmijëve është një pjesë shumë e rëndësishme nga ana e profesionistëve shëndetësor. Andaj shpeshtësia e këtij problemi të fëmijëve e përcakton rëndësinë e hulumtimit dhe të paisjes me informacione.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2745
Recommended Citation
Nezaj, Shkurte, "INFEKSIONET RESPIRATORE TE FËMIJËT DHE KUJDESI INFERMIEROR" (2021). Theses and Dissertations. 2239.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2239