Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Besnik Elshani
Language
Albanian
Abstract
Shëndeti është niveli i efikasitetit funksional apo metabolikë i qenieve të gjalla. Tek njeriu, kjo është gjendje e përgjithshme e mendjës, trupit dhe shpirtit të një personi, që do të thotë të jenë të lirë nga sëmundjet, dëmtimi ose dhimbja. Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të ndryshme fizike. Meqë bazë e trajtimit në këtë punim janë lëndimet lumbale, do të fokusohemi vetëm në këtë pjesë, e cila është mjaftë komplekse për studim në shkencën e mjekësisë. Studimi i bërë ka për qëllim të analizoj anatominë e traumave lumbale, faktorët më të shpeshtë që qojnë deri tek lëndimet lumbale, duke marrë parasysh moshën më të shpeshtë, gjininë më të prekur, llojin e operacioneve të kryera, ditët e qëndrimit në spital, shkaqet më të shpeshta të lëndimeve lumbale, metodat më të mira fizioterapisë dhe medikamentet adekuate për trajtimin e lëndimeve lumbale, si dhe edukimin pacientëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2908
Recommended Citation
Neziri, Arlinda, "TRAUMAT LUMBALE DHE KUJDESI INFERMIEROR" (2021). Theses and Dissertations. 2722.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2722