Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Valon Ejupi
Language
Albanian
Abstract
Njohurite për vitaminat janë një çështje që secili njeri duhet t’i ketë, dhe që çdo infermier duhet që të informojë pacientët dhe të tregojë një kujdes të veçantë. Objektivi i temës do të jetë zgjerimi i njohurive rreth rolit dhe rëndësisë së përdorimit të vitaminës D. Një vend të posaqëm do te kete shqyrtimi i mungesës dhe përdorimi jo adekuat të vitaminës D duke pasur për fokus pasojat të cilat rezultojnë në këto raste. Duke zgjeruar këto njohuri, synoj që të njejtat të përdoren nga infermieret në mënyrë që një numër i madh i keqformimeve si rezultat i deficeinces së vitaminës D të evitohen, e procese të shumta të varura nga kjo vitamin të mund të zhvillohen pa pengesa. Gjatë punës sime në këtë temë, do të diskutohen rreth ndërlidhjes së shumë proceseve të cilat vazhdimisht zhvillohen nga vitamina D, do të shqyrtoj metabolizmin e saj si dhe nevojat ditore të rekomanduar që secili nga ne duhet që ti plotësoj. Një rëndësi të vecantë do ti kushtohet sëmundjeve të cilat vijnë si rezultat i mungesës së vitaminës D, trajtimit të tyre dhe kujdesin infermieror në këto raste, që poashtu është ndër objektivat kryesor të këtij punimi. Tema në pjesën e përgjithshme do të përfshijë një shqyrtim te literatures ku janë dhënë një numër i madh i rasteve të cilat kanë përgjigje rreth atyre që u diskutuan më lartë. Rëndësi të posacme i është kushtuar pjesës speciale, pjesa e punës sime, ku nga të dhënat e marra përmes pyetësorëve tek pacientët dhe puntorët shëndetësor, kemi siguruar të dhëna të rëndësishme rreth asaj se sa kanë njohuri rreth vitaminës D, sa është përdorimi i saj, cilat janë rrugët e përdorimit etj. Të dhënat përfshijnë vetëm regjionin e Ferizajit në periudhën 2020-2021. Identifkimi i hershëm, vlerësimi dhe trajtimi i deficinës së kësaj vitamine, e vërtetohet me anë të testeve specifike, do të ndikojë në mënyrë direkte në përmiresimin e kualitetit të jetës së pacientit dhe parandalimin e një numri të madh të sëmundjesh përcjellëse.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2910
Recommended Citation
Neziri, Ermelinda, "Përdorimi i vitaminës D në regjionin e Ferizajit" (2021). Theses and Dissertations. 2720.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2720