Date of Award

Spring 3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nazmi Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Vlerësimi i performancës së punonjësve është një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të burimeve njerëzore. Fillon menjëherë pasi punonjësit inkuadrohen në punë dhe vazhdon gjatë gjithë procesit të punësimit. Vlerësimi i vazhdueshëm dhe i drejtë i punonjësve është i lidhur me motivimin dhe performancën e mëtejshme të tyre në vendin e punës. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është pjesë e rëndësishme e funksionit të procesit të menaxhimit, selektimit, trajnimit dhe evaluimit të forcës punëtore dhe është një mjet i rëndësishëm strategjik që ndihmon në krijimin e një përparësie të qëndrueshme konkurruese të organizatës dhe i shton vlerën asaj. Puna me performancë të lartë dërgon përpara si performancën individuale gjithashtu edhe atë organizative. Nga ana tjetër vlerësimi i performancës është një funksion kyç në menaxhimin e burimeve njerëzore i cili duke u realizuar në mënyrë efikase shton edhe më shumë vlerën e organizatës. Vlerësimi i performancës eshtë një proces i cili kontribon në menaxhimin e efektshëm të individëve dhe ekipeve në mënyrë që të arrihen nivele të larta performance organizative. Si e tillë, ai vendos kuptim të barabartë rreth asaj që duhet të arrihet dhe në një qasje në të udhëhequrit dhe të zhvilluarit e njerëzve që do të sigurojnë arritjen e tij. Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë mënyrën e funksionimit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike duke u fokusuar dhe pasqyruar konkretisht rastin e vlerësimit të performancës në komunën e Prishtinës dhe kënaqësisë në punë të punjonjësve të mbështetur edhe në përfshirjen apo drejtësinë që ata perceptojnë nga vlerësimi i performancës.

Gjatë studimit do të mund të shohim konkretisht jo vetëm praktikat e sotme të zhvillimit të karrierës dhe vlerësimit të performancës në administratën publike por edhe përfshirjen e zhvillimit dhe përceptimin e vetë punonjësve në lidhje me vlerësimin e performancës duke u bazuar në analizën e një studimi konkret të mbështetur në pyetësorë të plotësuar nga vet punonjësit e komunës së Prishtinës. Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe ndikimi i vlerësimit të performancës në administratën publike, është domosdoshmëri e thellimit jo vetëm të aspektit teorik por edhe praktik për t’i ardhur në ndihmë sektorit publik, të gjitha grupeve të interesit në Republikën e Kosovës por edhe më gjerë duke u gjendur kështu edhe përballë shumë rasteve dhe praktikave gjyqësore të cilat kanë spikatur në vendin tonë. Artikujt shkencorë, botimet e ndryshme gjithnjë e më të shumta në numër tregojnë për një rritje të rëndësisë në tre dekadat e fundit. Tema e prezantuar përbënë një përmbajtje solide akademike, të mbështetur në përgjigjen e disa pyetjeve duke u mbështetur në vrojtimet në praktikë dhe më pas duke kaluar në gjetjen, argumentimet dhe diskutimet si dhe konkluzionet e arritura. Konkluzionet përbëjnë pjesën më të rëndësishme të këtij studimi si dhe përfundimet e arritura. Në bazë të studimit të literaturës, konkludohet se format e zbatimit në praktikë të koncepteve teorike krahasuar edhe me literaturën bashkëkohore, si edhe praktikat e vendeve perëndimore janë në fillimet e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2765

Included in

Business Commons

Share

COinS