Date of Award
Fall 9-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Kjo temë diplome ka për qëllim që të kuptojmë në mënyrë të shtjelluar dhe të qartë mënyrën se si funksionon procesi i transmetimit të të dhënave, si për shembull, të një fajlli apo dokumenti. Këtë proces e hasim çdo ditë në punën që bëjmë ose edhe për qëllime të tjera. Padyshim që rrjeti kompjuterik paraqet një ndër inovacionet më të mëdha të njerëzimit në fushën e teknologjisë së komunikimit. Mjafton të përmendim Internetin dhe menjëherë do të kuptojmë se sa i madh është përfitimi i njerëzimit nga rrjeti kompjuterik. Ai, domosdoshmërisht vërteton faktin se rrjetet kompjuterike krahas qëllimit të tyre primar për të ndarë resurse kanë definuar edhe epokën në të cilën komunikimi njëmend i ofron njerëzit së bashku.
Mirëpo, përdoruesit e kompjuterit dëshirojnë që të jenë të njoftuar se si transmetohen të dhënat e tyre dhe se sa jenë të sigurt gjatë transmetimit të këtyre të dhënave duke përdorur rrjetën kompjuterike ose protokollet e rrugëtimit që bën të mundur transmetimin e tyre. Në këtë hulumtim të gjitha informacionet, faktet, statistikat janë të besueshme, kanë burime të sigurta dhe janë të vërtetuara apo studiuara shkencëtarisht.
Më tutje paraqiten të studiuara edhe dëmet e mundshme të cilat mund të jenë evidente si pasojë e josigurisë edhe si individ i thjeshtë duhet të kenë kujdes ndaj këtyre krimeve, por ajo që këshillohet është përdorimi i disa metodave dhe mundësive që na ofrohen. Prandaj, kontributi kryesor i këtij hulumtimi është që të sigurojë një njohuri më të zgjeruar dhe më të kuptueshme rreth sigurisë së informacioneve që përdoruesit i shkëmbejnë çdo ditë, dëmet që mund të iu shkaktohen dhe cilat janë mekanizmat mbrojtës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1545
Recommended Citation
Blakaj, Alban, "PROTOKOLLET DHE SIGURIA NË TRANSMETIM" (2017). Theses and Dissertations. 1287.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1287