Date of Award
Spring 4-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Fillimisht dua të flas për dashurinë. Sepse të ditur e kemi se nuk buron nga mendja, buron nga zemra. Me këtë vijmë në një pikë kur duhet t’a ndryshojmë edhe mendim se mendimet tona vijnë nga truri jonë. Sepse mendimin për dashurin dhe çdo gjë tjetër na e sjell zemra. Mendja është një filtrues dhe memorizues i mendimeve që burojnë nga zemra dhe i informatave që pranojm nga jasht. Ashtu siq është edhe veshi burim i të pamurit. Kur flasim për dashurinë padyshim se nga zemra buron edhe mendimi për bukurin të cilën e dashurojmë.
Si duket bukuria e dashuris tonë? A ka ajo mas edhe formë të caktuar? A ka ngjyrë? Natyrisht asnjëra nga këto nuk e bënë të bukurën. Bukurinë të cilën e dashurojm është minimumi i problemeve, minimumi i vështirësive që e bëjn një njeri të ndihet rahat. Një qiell i kaltër pa re, pafundsisht i kaltër. Nga kjo vijm në një pikë tjetër që është koha. Për kohën të gjithë merakosemi, të gjithë kërkojm më shumë kohë. Është sikur ai përjetimi i borës, derisa është e pa shkelur është shumë e bukur. Ndersa kur fillon të shkelët dhe shkrihet e përzihet me balt, bukuria humbet dhe tretët e bile shkakton edhe probleme e vështirësi në levizje.
Atëherë, çka është arkitektura? Arkitektura është një hapsirë-kohë e cila na i minimizon problemet dhe vështirësite si hapsirë dhe na jep përjetime të ndryshme në veprim dhe në lëvizje si kohë. E ka edhe të atillë që e shohin arkitekturën vetëm tek materiali, konstrukcioni, forma, ngjyra dhe pozicioni ku gjendet ajo hapsirë. Edhe pse janë elemente të rëndesishme të arkitekturës këto elemente nuk janë arkitektura. Arkitektura qëndron mbi bazën e argumentit shpirtëror që i ofron njeriut rahati si nga brenda dhe jashtë boshllëkut arkitektonik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.603
Recommended Citation
Brahimi, Rrustem, "TRASHËGIMIA E RE URBANE NË PRISHTINË" (2017). Theses and Dissertations. 622.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/622