Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Vendimmarrja është sigurisht detyra më e rëndësishme e një menaxheri dhe shumë shpesh është një detyrë e vështir. Domeni i modeleve të analizës së vendimmarrjes bie midis dy rasteve ekstreme. Kjo varet nga shkalla e njohurive që kemi për rezultatin e veprimeve tona. Probabiliteti është një instrument i përdorur për të matur gjasat e shfaqjes për një ngjarje. Kur probabiliteti përdoret për të shprehur pasigurinë, anën determinonte ka një probabiliteti (ose zero), ndërsa në fundin tjetër ka probabilitet të sheshtë (të gjithë po aq të mundshëm). Menaxhimi i rrezikut në përgjithësi përfshinë identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin e rrezikut financiar. Pavarësisht nga fakti se ekzistojnë një varg metodash për menaxhimin e riskut në sektorin bankar, raportohet se ky lloj të rrezikut që në vazhdimësi paraqet problem fondamentale. Në Kosovë nuk është plotësisht e qartë nëse është bërë ndonjë analizë e mirëfilltë për të diskutuar vendimet e rrezikut potencial financiare qoftë të sektorit bankar, qoftë të sektorëve tjerë që do të mund të gjenerojnë rrezik financiar bankar. Bazuar në këtë hipotezë, ky hulumtim ka arritur qëllimin të analizojë vendimet e menaxhimit të rrezikut në sektorin bankar në Kosovë së bashku me katër rastet e studimit me bankat botërore, ku edhe do të ofrojnë rekomandime të nevojshme për të avancuar këtë kategori të menaxhimit. Sintetizimi i vendimeve të konstatuar në menaxhimin e rrezikut në vend me disa nga rastet më të mira dhe rastet më kritike në regjion, dhe botë ka rezultuar në disa rekomandime të rëndësishme të cilat mund të shfrytëzohen nga menaxhimet i sektorit bankar si mjet mësimi, si mjet parandalimi të paraqitjes së rrezikut dhe si mjet përshpejtimi të njohurive në lëmine e menaxhimit të rrezikut. Ky hulumtim ofron një procedurë vendimmarrëse hap pas hapi për zgjidhjen e problemeve komplekse. Mirëpo për analizimin dhe prezantimin e rezultateve është shfrytëzuar Metoda e Analizës Multi-kritere e marrjes së vendimeve. Analiza Multi-kritere e marrjes së vendimeve (MCDA) është një nën-disiplinë e operacioneve të kërkimit që konsideron të hapura kriteret e shumta në mjediset e vendim-marrjes, pasi që në jetën tonë të përditshme ose në mjedise profesionale, ka zakonisht kritere të shumta kundërthënëse që duhet të vlerësohen në procesin e marrjes së vendimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2760

Included in

Business Commons

Share

COinS