Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Kursimi i energjisë elektrike është një ndër sfidat më të mëdha të shek. XXI, sfidë kjo në të cilën rol të rëndësishëm luan profesioni i arkitektit ku përmes një dizajni të qëndrueshëm edhe efiçient mund të arrihet në një zgjidhje që kontribon shumë në kursimin e energjisë elektrike duke marrë parasysh se në vitin 2013 konsumi i energjisë elektrike në rezidenca kishte arritur në 37.4% të sasisë totale të energjisë të shpenzuar për tërë vitin. Në republikën e Kosovës efiçienca e energjisë ende është në fillimet e saj prandaj zgjodha që për temë të diplomës të shtjelloj këtë çështje me rëndësi në lidhje me arkitekturën e qëndrueshme. Si lokacion të përshtatshëm për këtë detyrë në bashkëpunim me mentorin e kësaj teme kemi përzgjedhur pjesën jug-perëndimore të komunës së Prishtinës përkatësisht fshatin Zllatar i cili ka një terren të përshtatshëm dhe diellosje të mjaftueshme. Synim i përbashkët është projektimi i një shtëpie banimi për 4 persona ku do të aplikoheshin masat e energjisë efiçiente dhe parimet bazë duke minimizuar humbjet e energjisë dhe duke zvogëluar kostot e ngrohjes (gjatë sezonit dimëror) dhe ajrosjes (gjatë sezonit veror).
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.526
Recommended Citation
Rexhepi, Albian, "Aplikimi i parimeve bazike për efikasitet energjetik në shtëpitë e banimit individual" (2017). Theses and Dissertations. 540.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/540