Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Mbrojtja e shëndetit të popullatës duhet të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në hartimin e kësaj teme studimore por ajo duhet të jetë në krye të të gjitha politikave qeverisëse në çdo nivel. Procesi i reformimit menaxherial të sistemeve tona shëndetësore lipset të udhëhiqet nga disa parime një pjesë e të cilave janë më themelore dhe do të jepen më poshtë:  Barazia e shtresave të popullsisë në qasje dhe shërbime cilësore;  Solidariteti social dhe etika profesionale pa asnjë lloj dallimi;  Mbrojtja financiare nga kostot shëndetësore me efekt rrënues për Drejtim – mbikëqyrje;  Hartimi i një politike menaxheriale kombëtare për reformimin e menaxhimit në sistemin shëndetësor, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, duke u përqëndruar në hartimin e strategjive dhe planin konkret të realizimit të tyre e në treguesit për monitorimin e rezultatit të pritshëm. Promovimi i autonomisë menaxheriale. Forcimi i rolit të pacientëve dhe qytetarëve si partnerë aktivë në procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, të planifikimit e të hartimit të politikave shëndetësore dhe të llogaridhënies publike, bazuar në të drejtat e tyre të ligjshme na çon të mendojmë që literatura e përdorur në këtë temë ka siguruar të dhëna që na tregojnë se kënaqësia e stafit mjekësor është e lidhur ngushtë me kënaqësinë e pacientëve, cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe me rezultate shëndetësore më të mira. Në marrëdhënien komplekse mjek-pacient, është e domosdoshme që stafi mjekësor të tregojë që kujdeset vërtet për pacientin dhe të demonstrojë qëndrime pozitive duke qënë se mjeku dhe/ose infermierja e udhëheq vizitën mjekësore dhe, për këtë arsye, mënyra e komunikimit të tij/saj ndikon fuqimisht në kënaqësinë e pacientëve. Kënaqësia që stafi mjekësor merr nga puna e përditshme në kujdesin shëndetësor mund të influencohet nga një sërë faktorësh ku përfshihen jo vetëm karakteristikat personale por edhe aspektet e mjedisit të punës si dhe të ardhurat. Niveli i ulët i kënaqësisë së mjekëve

është i lidhur me rritjen e gjasave për konsumimin në punë, dhe braktisjen e profesionit të mjekut. Profesioni, eksperienca në punë dhe vendi i punës janë determinantë statistikisht domethënës të nivelit të kënaqësisë të personelit që punon në kujdesin shëndetësor të QKUK në këtë rajon të Kosovës. Është e nevojshme të rritet vetë-besimi dhe vetë-vlerësimi i infermiereve që punojnë në kujdesin shëndetësor, si një ndërhyrje eficiente për të plotësuar më mirë nevojat shëndetësore të popullsisë në Kosovë. Pra mund të themi që ofrimi i shërbimeve në këtë klinikë duhet të kryhet nëpërmjet formulimit të udhërrëfyesve klinikë dhe të protokolleve të praktikës më të mirë klinike, bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes së palëve të interesuara, në provat shkencore dhe mënjanimin e konfliktit të interesit përmes pastërtisë etike. Përmbysja e raportit të deritanishëm të shërbimeve të shëndetit publik me ato mjekësore, duke u dhënë përparësi investuese, financuese e shkencore.Në këtë studim është përdorur një përzierje e metodave kualitative dhe kuantitative të hulumtimit. Përmes shqyrtimit kritik dhe kualitativ të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit e cila është shfrytëzuar disa herë gjatë hulumtimit dhe gjatë procesit të shkrimit të temës. Pjesa kuantitative e hulumtimt është bazuar në intervista ku janë shfrytëzuar pyetësor me pyetje konkrete dhe kritike të ndërlidhura me problematikën e studimit. Derisa me anë të hulumtimit kuantitativ është arritur të krijohet bazamenti mbi të cilin është bazuar i tërë hulumtimi, pjesa kuantitative e hulumtimit është përdorur si element mbështetës dhe verifikues i hipotezave të ngritura në këtë temë. Konkretisht përmes hulumtimit kuantitativ janë nxjerrë në pah përparësitë dhe mungesat e performancës së burimeve njerëzore në kryerjen e detyrave, operacioneve dhe të proceseve të punës në institucionet shëndetësore. Të dy format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës dhe konkludojnë se edhe marrja adekuate e vendimeve për mënyrën e përmirësimit të aftësive profesionale në institucionet e hulumtuara mungon. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në këtë drejtim duke ofruar një mjet mbështetës të vendimmarrjes, i cili pos të tjerash do të ndikoj edhe në formën se si vendim-marrësit në këto institucione e përceptojnë problemin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.2759

Included in

Business Commons

Share

COinS