Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Marrëveshjet për tregti të lirë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, gjithashtu edhe Konventa “PAN-EURO-MEDITERIANE”, është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe tregues i rëndësishëm me ç’rast mund të themi se nëse do të unifikoheshin rregullat e origjinës në të gjitha vendet, edhe Kosova do të ishte përfituese e kësaj marrëveshjeje kur për rezultat mbledhja e të hyrave do të pësonte rënie, mirëpo eksporti do të rritet.
Në këtë punim janë përdorur mënyrat kualitative dhe krahasimore të hulumtimit. Pjesa kualiative e hulumtimit është bazuar me problematikën e studimit, me ç’rast, pas shfrytëzimit të literaturës, është krijuar një bazë teorike, ku është paraqitur problematika e kësaj Konvente, edhe pse vendi ynë nuk e ka nënshkruar ende këtë konventë, por shpresojmë që me nënshkrimin e MSA-së, do të nënshkruhet edhe Konventa PEM.
Po ashtu, format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës, konkretisht përmes hulumtimit janë nxjerrur në pah të mirat dhe rezultatet që do të vinë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në këtë drejtim, duke ofruar një mjet mbështetës të vendimmarrjes, i cili, përveç tjerash, do të ndikojë edhe në mënyrën se si vendimmarrësit në këto institucione e përceptojnë problemin.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2826
Recommended Citation
Alidema, Violeta, "THE IMPACT OF PAN-EURO-MEDITERRANEAN CONVENTION ON THE ECONOMY OF KOSOVO" (2016). Theses and Dissertations. 2305.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2305