Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme, auditimi mund të shihet si një nga mekanizmat më të rëndësishëm në procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë. Nëse gjyqësia, prokuroria dhe partitë politike kanë dështuar në veprimin e duhur parandalues, në luftimin e korrupsionit dhe të keqpërdorimeve të tjera, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) e ka ruajtur integritetin dhe njihet si një institucion, që ka siguruar dhe ka ofruar informacione të besueshme për keqpërdorimet nga entitetet publike e shtetërore në Kosovë. Fakti se gjyqësia, prokuroria dhe institucionet kosovare nuk kanë reaguar fare, ose kanë reaguar shumë rrallë në këto informacione, nuk e zvogëlon rolin dhe integritetin e ZAP-it dhe të mekanizmave institucional të auditimit.

Në këtë punim, kam bërë një analizë të hollësishme të mekanizmit të auditimit në rrafsh kombëtar, si në aspektin legjislativ dhe në aspektin e praktikave të ndryshme, në të gjitha nivelet, duke u përqendruar në: procesin e Auditimit të Brendshëm dhe të Jashtëm dhe në raportin ndërmjet Auditimit të Brendshëm dhe atij të Jashtëm. Të gjitha këto janë bërë me qëllim të përcaktimit të gjendjes aktuale në këtë fushë dhe për të arritur në gjetje sa më të besueshme, që do të më shërbenin për hartimin e rekomandimeve sa më produktive për përmirësimin e praktikave dhe rezultateve të procedurave dhe raporteve të auditimit.

Në këtë kuptim janë studiuar të gjitha aspektet e auditimit prej nivelit më të përgjithshëm të buxhetit dhe të organeve më të larta, e deri në organizatat individuale dhe pushtetin vendor. Janë analizuar zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullsisë, auditimi i performancës dhe auditimi i përputhshmërisë. Po ashtu, është studiuar shkalla e zbatimit të rekomandimeve të zyrave të auditimit dhe të ZAP-it nga institucionet dhe nga autoritetet shtetërore.

Gjetjet e shumta të analizës janë përdorur për të krijuar një pasqyrë sa më të qartë të gjendjes dhe për të hartuar sugjerime sa më të dobishme, që do t’i avanconin procedurat dhe efektet e proceseve të auditimit në Kosovë

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.2754

Included in

Business Commons

Share

COinS