Date of Award

Summer 6-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Uragan Alija

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome trajton ndikimin e mjeteve të marketingut digjital në industrinë e artistëve në Kosovë. Arsyeja pse është zgjedhur kjo temë është sepse tema është shumë aktuale dhe ka një rritje të jashtëzakonshme sidomos 3-4 vitet e fundit. Objektivat kryesore të cilat tentohen të arrihen gjatë hulumtimit të këtij punimi janë:

- Identifikimi i përdorimit të marketingut digjital në promovimin, ecurinë e karrierës së artistëve në Kosovë gjërat pozitive dhe negative që u sjell ai.

- Identifikimi i konsumatorëve se sa efektive ju duken mjetet e marketingut digjital në industrinë e artistëve apo ndoshta preferojnë atë tradicional.

Pas shqyrtimit të literaturës në te cilën janë shtjelluar qëndrimet, definicionet, dhe te gjitha gjërat sa i përket marketingut digjital, gjithashtu është realizuar dhe një studim ku përmes pyetësorëve dhe intervistave që janë bere 10 këngëtareve dhe 150 qytetarëve është tentuar që të arrihen objektivat e lartpërmendura. Kosova është në transitcion në këtë drejtim, edhe pse ky vit ka qenë mjaft mbresëlënës. Në vendin tonë ka përdorim të marketingut digjital, gjithmonë në forma të rrjeteve sociale, ueb faqeve etj, metoda tjera më të avancuara mungojnë. E – commerce në industrinë e artistëve nuk ka ecur mirë po më mirë të themi fare sepse shumë rrallë blihen projektet muzikore online. Rrjetet sociale janë më të përdorshme në vendin tonë duke pasur parasysh se edhe audienca është më e fokusuar në ato, prandaj edhe angazhimi i artistëve është më i madh aty.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1000

Included in

Business Commons

Share

COinS