Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Pa dyshim që teknologjia ka bërë ndryshime të mëdha në mbarë botën mirëpo televizioni mbetet prapë njëri nga mediumet me frekuencën më të lartë të shikueshmërisë dhe ndikimin që mundë ta ketë në audiencë është mjaft i rëndësishëm.
Tema e marrë në studim është një çështje me rëndësi të lartë për të kuptuar se si ndikon televizioni tek konsumatorët dhe pastaj konsumatorët çfarë ndikimi kanë ne ekonomin në nivel vendi. Kjo është një çështje mjaftë delikate mirëpo, me anë të hulumtimeve të bëra dhe arritjen e rezultateve nga ky studim do të njoftohemi më mirë me ndikimin që televizion ka tek konsumatorët, pra sa ndikohemi ne në atë që shohim në një medium për një produkt të caktuar, sa janë të besueshme informatat që ne dëgjojmë dhe se sa me rëndësi është mënyra se si na informojnë për një produkt. Dhe kjo në një mënyrë do të inkurajoj shumë biznese në Kosovë që të mendojnë që televizioni është mënyra më e mire e promovimit të produktit apo shërbimit.
Temën e kam trajtuar në atë mënyrë që të përfshij të gjithë faktorët kryesor që ndikojnë dhe dërgojnë që një produkt ose shërbim i transmetuar në TV të ketë ndikim në mendjen e konsumatorit. Edhe pse prezantimi i produkteve dhe shërbimeve ne televizion kërkon kosto mjaftë të lartë, është shumë me rëndësi që të vendoset në kohën ku shikueshmëria është e lartë në mënyrë që të arrijë të paktën të kalojë një herë në sytë e konsumatorit. Mënyra se si vendoset produkti në televizion është shumë me vlerë për kompaninë që të mos përçoj ndonjë mesazh të gabuar. Gjendja e medieve në Kosovë dihet që nuk është duke kaluar faza të lëvdueshme, mirëpo edhe përmirësimi i tyre nuk është për të lan anash.
Përmes hulumtimeve të bëra gjatë shqyrtimit të literaturës dhe anketa e bëra me respodent, arrijmë deri në përfundim se sa e rëndësishme është vendosja e një produkti në televizion, mirëpo mënyrat e vendosjes janë edhe më të rëndësishme, si p.sh duhet te kemi kujdes që ti përshtatemi kulturës së ati vendi, ka shumë me rëndësi edhe personat të cilët e prezantojnë produktin, a kanë ndonjë imazh të keq në audiencë. Pra të gjitha këto janë të shqyrtuara ne temën në vazhdim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.977
Recommended Citation
Hashani, Besjana, "ROLI I TELEVIZIONIT NË SJELLJEN KONSUMATORE" (2016). Theses and Dissertations. 1110.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1110