Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Bujar Ibrahimi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjitë e reja të informacionit kanë mundësuar transformimin e proceseve tradicionale administrative në shërbime që mund të kryhen në kohë shumë më të shpejtë. Siguria e informacionit është bërë një çështje me rëndësi jetike për pothuajse të gjitha organizatat, kjo për shkak të trendeve aktuale të zhvillimeve të shpejta dhe lehtësisë me të cilën informacioni mund të bartet apo transferohet.

Organizatat janë të detyruara të përshtaten me trendin e zhvillimit dhe të gjejnë mënyra për të menaxhuar sa më mirë aspektet e sigurisë së informacioneve. Disa mekanizma apo fusha që kanë rëndësi të veçantë në këtë aspekt janë politikat, procedurat dhe standardet. Me anë të përdorimit të këtyre mekanizmave organizatat mëtojnë që të krijojnë një mjedis të sigurt për operimin e tyre si dhe ruajtjen e aseteve të tyre, që në këtë rast janë informacionet.

Synimi dhe qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i aspekteve të sigurisë së informacionit në organizatat e sektorit publik në Kosovë. Po ashtu vëmendje ju është kushtuar sfidave dhe mundësive që këto organizata kanë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të mundshme të cenimit të sigurisë së informacioneve. Një aspekt tjetër që kam hulumtuar është përshtatja e këtyre organizatave me standardet, praktikat e mira dhe hartimi i politikave apo dokumenteve tjera me rëndësi në fushën e sigurisë së informacioneve. Gjithashtu me interes te veçantë ka qenë edhe perceptimi i punonjësve të fushës së TI lidhur me çështjet e sigurisë dhe zbatimit apo mos zbatimit të mekanizmave të caktuar në organizatat ku ata punojnë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.166

Share

COinS