Date of Award

Spring 5-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Bota e teknologjisë po ndryshon me shpejtësi dhe shkathtësitë e fuqisë punëtore duhet përshtatur me teknologjitë e reja dhe ndryshimin e formave të organizimit të punës pikërisht në këtë fushë kaq të ndjeshme siç është prokurimi publik. Për të arritur një sukses duhet ndjekur trajnime për zbatimin e ligjit te prokurimit publik , rregulloreve, udhëzimeve, dhe vendimeve të cilat lëshohen nga organi përgjegjës në Kosovë siç është KRPP. Arsimi fillestar është themeli, por mësimi i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës është i domosdoshëm për të gjithë zyrtaret e prokurimit për të përparuar në përdorimin e parasë publike në mënyrën me të mirë të mundshme. Në Kosovë deri me tani nuk ka pasur në asnjë institucion të arsimit lart një degë të veçanta për prokurimin publik, por fatmirësisht tani kemi kolegjin UBT në të cilin marrim njohuri të mjaftueshëm rreth kësaj fushe në programin MBE Logjistikë dhe Menaxhimi i Prokurimit, i akredituar në Agjencinë për Akreditim në Kosovë .

Prokurimi është një proces kompleks, i rregulluar me një numër të madh të normave juridike të shpërndara në ligje dhe udhëzime të ndryshme. Fusha e prokurimit është mjaft dinamike dhe paraqet nevojën për ndryshime të shpeshta të ligjeve dhe akteve tjera nën ligjore. Ligji i Kosovës për Prokurimin Publik, që nga aprovimi i parë në vitin 2003 është ndryshuar tetë herë deri në shkurt të viti 2016. Këto ndryshime të vazhdueshme në legjislacion kanë qen të nevojshme duke pasur parasysh direktivat e BE-së dhe hyrjen në funksion të E-Prokurimit .

Që nga themelimi, sistemi në vazhdimësi ka evoluar, është plotësuar dhe përmirësuar përmes ndryshimeve dhe adaptimeve institucionale, legjislative dhe sistemore duke zbatuar një numër reformash me qëllim që prokurimi publik të bëhet më efikas dhe me transparent dhe në përputhje me kërkesat, udhëzimet themelore të prokurimit dhe praktikat më të mira te BE-së. Megjithatë përparimin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, me theks të veçantë në kornizën ligjore dhe institucionale, përpjekjet për avancimin e sistemit duhet të intensifikohen sidomos në aspektet e rritjes së efikasitetit, transparencës, llogaridhënës dhe rritjes së profesionalizimit të stafit përgjegjës për menaxhimin e sistemit, sidomos duke përdorur sistemet e reja të teknologjisë informative.

Prokurimi në Kosovë tani rregullohet sipas ligji nr. 04/l-042 Për prokurimin publik të republikës së Kosovës, I ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/l-237, ligjin nr. 05/l-068 dhe ligjin nr. 05/l-092. I cili është plotësuar dhe ndryshuar në vitin 2016. Për të plotësuar standardet dhe praktikat e prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit (KRPP) si institucioni kryesor i angazhuar në nxjerrjen e legjislacionit dytësor, ka miratuar një numër të madh të akteve nënligjore. Deri më tani KRPP ka miratuar mbi 90 rregullore, udhëzime dhe dokumente të tjera standarde, duke përfshirë edhe indekse të çmimeve për disa lloje të kontratave më të shpeshta në prokurim. Dokumentet më të rëndësishme në kuadër të legjislacionit sekondar, në fushën e prokurimit konsiderohen Rregullorja e Prokurimit Publik, Udhëzuesi Operativ i Prokurimit Publik dhe Kodi Etik i Prokurimit. Për më tepër, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka adoptuar Rregulloren e vet të punës e cila përmban dispozita të rëndësishme në lidhje me trajtimin e ankesave dhe procedurat e punës së OSHP-së. Edhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka të rregulluar në mënyrë vetanake formën e qeverisjes së brendshme dhe procedurat e prokurimit të centralizuar, përmes Rregullores së Punës së AQP-së. Por për kundër asaj qe ka ende mangësi për rreth 19 vite të funksionimit të prokurimit publik në Kosovë mund të themi lirisht se ka një avancim tejet të madh duke pas parasysh edhe sistemin elektronik qe ka hyre në funksion qe nga viti 2016. Çdo ndryshim në legjislacionin e prokurimit publik ka sjell benefite për këtë fushe ,që prej atëherë ka një transparencë me të lart, kursim në paranë publike, lehtësim në punë si për OE ashtu edhe për AK-ese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.2776

Included in

Business Commons

Share

COinS