Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Second Advisor
Armend Muja
Language
Albanian
Abstract
Koncepti kulturë shtrohet si në planin individual, grupor, institucional e më tej kombëtar. Kultura në nivel kombëtar është thelbësore për të kuptuar funksionimin e grupeve në nivelin organizativ. Kultura prej kohësh ka qenë një lëmi interesi për studiues të ndryshëm por studimi kuantitativ i kulturës më së miri është paraqitur përmes dimensioneve kulturore të Geert Hofstede. Meqë studimi i Hofstede-it është përtej-organizativ duke shtjelluar kulturën në përmasa të një superstrukture sociale, përmes aplikimit të këtyre dimensioneve ky studim ka për qëllim të hetojë ndikimin e kulturës kombëtare dhe asaj organizative në efektivitetin e organizatave në Kosovë. Më konkretisht ndikimin e dimensioneve kulturore te Hofstede në efektivitetin e organizatave, ku variabla e varur (efektiviteti i organizatave) mund të shpjegohet përmes variablave të pavarura (dimensioneve kulturore). Kultura ndikon si në sjelljen individuale ashtu edhe në atë se si veprojnë organizatat. Kultura organizative është mënyra se si njerëzit e perceptojnë atë që ndodh në organizimin e tyre mjedisor. Ky hulumtim tenton të ofrojë një pasqyrë se si bizneset organizohen nga aspekti strukturor dhe njerëzor. Si reagojnë individët në bazë të kulturës në organizata apo vendin e punës në përputhje me kërkesat e kohës, në mënyrë që të kenë një ndikim në sistemin social, në mënyrën e jetesës, në sistemin ekonomik dhe në organizimin e njësive në këtë sistem.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2809
Recommended Citation
Belallari, Vlora, "APLIKIMI I DIMENSIONEVE KULTURORE TË HOFSTEDE NË ORGANIZATAT KOSOVARE" (2018). Theses and Dissertations. 2280.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2280