Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Digjitalizimi po e ndryshon botën. Bashkëveprimi i mbledhjes së të dhënave, zgjerimi i rrjetit, inteligjenca artificiale dhe Robotika, po mundëson ndryshime të mëdha personale, shoqërore dhe ekonomike në mbarë botën. Digjitalizimi shpesh herë po përshkruhet si një proces i përshpejtuar dhe i pandalshëm. Megjithatë, nuk është një forcë e natyrës, por një zhvillim i nxitur dhe i udhëhequr nga njerëzit. Prandaj, ajo mundet dhe duhet të punohet që të marrë formën e duhur në biznese dhe strategjitë e tyre. Në mënyrë që kjo të ketë sukses, proceset dhe efektet e këtij revolucioni teknologjik duhet të kuptohen nga biznesi. Përmes këtij punimi jam munduar të shpjegoj rëndësinë e digjitalizimit në një kompani, duke vazhduar me atë se cilat janë të dhënat e nevojshe për përcaktimin e strategjisë dhe objektivave të biznesit. Metodat e hulumtimit që kam përdorur për të mbledhur dhe analizuar të dhënat, janë një përzierje në mes metodave kualitative dhe kuantitative. Duke identifikuar faktorët që ndikojnë në suksesin e kompanive moderne në të ashtuquajturën industrinë 4.0, si revolucionin aktual industrial, fokusi i punimit të diplomës do të jetë në çështjet se si të planifikohet strategjia moderne, në cilat fusha të lejohet ndikimi më i madh i digjitalizimit dhe si të mundësojë biznesi digjitalizimin në mënyrë që të jetë në hap me konkurrencën. Në përfundim kam dhënë konkluzionet dhe mendimin për mundësitë dhe rreziqet e digjitalizimit në strategjinë e biznesit, si dhe sa duhet të jenë të hapura dhe të mirëpresin ndryshimet teknologjike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2810

Included in

Business Commons

Share

COinS