Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Fitim Alidema
Language
Albanian
Abstract
Diagnostikimi i fëmijës me autizëm është një përvojë mjaft e rëndë si për prindërit ashtu edhe për familjen në tërsi. Qëllimi i këti hulumtimi ishte eksplorimi i kushteve, njohja me punën që bëjnë puntorët shëndetsor dhe menaxhimin e terapisë që ata kryejnë brenda një shoqate të autizmit. Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe puntorët shëndetsor ballafaqohen përgjat punes me këta fëmijë, perdorimi i planeve adekuate për punen e kujdesit për këta fëmijë është një ndihmes shumë e madhe në arritjen e objektivave të cilat lidhen me arsimimin dhe integrimin social të tyre.
Një qëllimi tjetër i këtij studimi është të sjellim tek lexuesit problemet që shoqërojnë jetën e këtyre fëmijëve, simptomat e shfaqjes së sëmundjes dhe mbi të gjitha një ndërgjegjësim ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, në mënyrë të veçantë tek prindërit, të cilët shpesh herë si pasojë e një neglizhence ose mosbesimi që fëmija i tyre të ketë ndonjë problem, lejne pas dore dhe simptomat e qarta që ka ky çrregullim, duke u bërë kështu shkaktarë të disa pasojave të parikuperueshme për të gjithë jetën e fëmijës.
Metoda kërkimore e perdorur për studim është metoda sasiore. Për mbledhjen e të dhënave u perdorën pyetësor për ofrues të shërbimeve të cilët merren me kujdesin e këtyre fëmijëve.
Ky hulumtim më shumë i referohet njohjes së zhvillimit të disa shoqatave , ç’far kushtesh ata kryejn për fëmijët me autizëm , ç’far rolesh bën profesionisti shëndetsor dhe a ka ndikim pozitiv në punen që bën ai , cila është terapija që këta fëmijë më shumë e marrin , llojin e menaxhimit të barnave dhe qasja e kujdesit infermieror.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.56
Recommended Citation
Balidemaj, Dia, "KUJDESI INFERMIEROR PËR FËMIJET ME AUTIZËM DHE QASJA E INFERMIERIT NË MENAXHIMIN E BARNAVE" (2019). Theses and Dissertations. 62.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/62