Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Rineta Jashari
Language
Albania
Abstract
Qëllimi i kësaj teme është të identifikojë sfidat dhe mundësitë e rifunksionalizimit të një objekti ekzistues që gjendet jashtë funksionit dhe t’i jepet funksioni i një qendre rinore. Punimi është bërë duke u bazuar në ruajtjen e indentitetit dhe vlerave arkitektonike të objektit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, duke ju ofruar rinisë së Gjakovës një objekt i cili i përmbush nevojat e tyre. Përfitimet nga një qëndër rinore janë të rëndësishme si për nivel lokal ashtu edhe për nivel shtëtëror. Gjakova njihet për një rini shumë aktive dhe me këtë ndërtesë synojmë ta ngrisim edhe më shumë nivelin pjesëmarrjes së rinisë së Gjakovës në aktivitete për zhvillim personal dhe për të mirën e komunitetit lokal. Rifunksionalizimi i një ndërtese në qëndër rinore, me sipërfaqe prej 1120 m², dhe shikimi i mundësisë për shtimin e një objekti aneks, për plotësimin e funksioneve të ndërtesës. Krijimi i hapësirave private dhe hapësirave të përbashkëta, ndarja e tyre në mënyrë të përshtatshme dhe nga orientimi i duhur. Përveç sigurimit të kthinave të nevojshme për qendrën rinore, rëndësi të madhe në projektimin e këtij objekti ka edhe ofrimi i sigurisë për të rinjtë, faktori ekologjik dhe gjithashtu inkuadrimi në dizajn të ndërtesës kushtet për persona me aftësi të kufizuara. Pozita e ndërtesës e favorizon funksionin e qendrës rinore, gjithashtu lehtëson edhe dizajnimin e saj. Distanca e shkurtër me objektet kulturore, arsimore, qendrën e qytetit, pjesën historike të qytetit dhe stacionin e autobusëve, e bën të lehtë qasjen në objekt për të gjithë qytëtarët e qytetit si dhe për vizitorët. Të gjithë këta faktorë e bëjnë këtë lokacion një pozitë ideale në qytetin e Gjakovës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.814
Recommended Citation
Ballata, Rreal, "Gjykata themelore ne Gjakove- Adaptimi në Qendër Rinore" (2019). Theses and Dissertations. 923.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/923