Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Duke pasur parasysh dinamikën e jetës së sotme, njerëzit kanë nevojë të kenë qasje në të dhënat e tyre kudo që janë. Rritja e shpejtë e internetit ka hapur shumë dyer për klientë për të zgjedhur nga opsionet e blerjës.

E-commerce po zhvillohet edhe në Kosovë, ku shumë industri përfitojnë nga ky lloj i biznesit. Industria e telekomunikacionit në Kosovë përdor e-commerce duke lejuar klientët e tyre të blejnë në internet telefona mobil të veçantë, të paguajnë faturat, të mbushin llogaritë e tyre dhe shumë të tjera. Blerjet online kanë shumë përparësi në krahasim me dyqanet fizike, duke qenë se blerjet online janë më të përshtatshëm, marrin më pak kohë dhe janë më të arritshëm se sa dyqanet e zakonshme fizike. Duke marrë parasysh hulumtime të mëparshme, ka shumë faktorë që ndikojnë në vendimin e një blerësi online si dobia e saj, lehtësia e përdorimit, rreziku i sigurisë të të dhënave, besimi etj. Qëllimi i këtij hulumtimi është zbulimi dhe analizimi i faktorëve kryesore që ndikojnë në shfrytëzimin e blerjeve online të IPKO’s, si një kompani telekomunikuese në Kosovë.

Metodologjia e këtij studimi përdor metodën e konstruktivizmit si hulumtim filozofik dhe intervistat si strategji të hulumtimit. Në punim janë përdorur anketat, ku kanë qenë 40 pjesëmarrës në 6 dyqanet kryesore të IPKO’s në Kosovë, që ka për qëllim mbledhjen e të dhënave primare. Pyetsori është analizuar në mënyrë kualitative duke përdorur metodat e të dhënave dhe analizën e shfaqjës së të dhënave.

Zbulimet dhe rezultatet tregojnë se faktorët kryesorë që ndikojnë tek klientët e IPKO’s në përdorimin e online shop janë: rreziku i përceptuar, nëvoja e përceptuar dhe lehtësia e përdorimit. Ky punim ka përdorur TAM (Model i Teknologjisë së Pranimit) për të analizuar faktorët ndikues të identifikuar më lartë. Zbulimet e këtij hulumtimi janë në përputhje me studimet e mëparshme të kryera qe janë të lidhur me tregtinë në shtete të ndryshme. Këto rezultate janë të rëndësishme për shkak se nuk ka pasur hulumtime të mëparshme që faktorët të ndikojnë në përdorimin e dyqaneve në industrinë e telekomunikacioneve në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2807

Included in

Business Commons

Share

COinS