Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Interesat e organizatës dhe anëtareve te saj, duhet te jene një linje, e tille është një detyre për një lider transformues. Kjo dukuri shikohet ne kontrast me liderin transaksionale i cili përforcon praktikat e kushtëzuara nga pasuesit, ndërkohë qe lideri transformues intelektualisht frymëzon dhe stimulon dhe është individualisht i vëmendshëm ndaj grupeve, gjithashtu lideri transformues mund te jete me natyre direktive ose participantëve, apo pjesëmarrës. Lideri transformues kërkon zhvillim me te larte moral, ky lloj lidershipi njihet botërisht si koncept.
Ndër rrugët më të shpeshta që ndiqen nga vendet e ndryshme për zhvillim më të shpejtë, është edhe tërheqja e investimeve të jashtme direkte në vend. Termi investim përfshin një spektër të gjerë të aktiviteteve të njeriut në angazhimin e mjeteve financiare në njërën nga këto fusha siç janë: patundshmëri, letra me vlerë dhe aksione, projekte prodhuese dhe shërbyese, hulumtime shkencore, zhvillim teknologjik, arsimin e personelit etj.
Përveç nga investimet e brendshme të cilat bëhen nga investitorë të vendit brenda territorit të tyre, investimet e huaja direkte, që është edhe temë e studimit tonë, është formë e investimeve që realizojnë ndërmarrjet dhe shtetet të cilat funksionojnë jashtë vendit. Investimet e huaja direkte krijojnë marrëdhënie përmes kompanisë së vendit dhe degës së saj jashtë vendit. Investimet e huaja direkte (IHD) konsiderohen si forcë që i jep jetë zhvillimit ekonomik të një vendi, veçanërisht vendeve në zhvillim. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin afat-gjatë të një vendi jo vetëm si një burim i kapitalit, por edhe për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit nëpërmjet transferimit të teknologjisë, forcimin e infrastrukturës, rritjen e produktivitetit dhe gjenerimin e mundësive të reja të punësimit.
Ky punim shqyrton efektet e lidershipit në IHD në vendet në tranzicion me fokus Kosovën. Hulumtimi është zhvilluar në formë ankete dhe rezultatet janë paraqitur në formë analitike dhe grafike që tregojnë mangësi të lidershipit kosovar në tërheqjen dhe në menaxhimin e IHD.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2789
Recommended Citation
Alimi, Albulena, "EFEKTET E LIDERSHIPIT NË INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË VENDET NË ZHVILLIM: RASTI I STUDIMIT: KOSOVA" (2019). Theses and Dissertations. 2300.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2300