Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqipe Agushi
Language
Albanian
Abstract
Hyrje:Gjinjet janë gjëndra mamare, simetrike, dhe çifte që hasen te të dy gjinit te meshkujt dhe vajzat e reja para pubertetit janë të pa zhvilluara dhe bëjnë pjesë ne organet riprodhuse. Si çdo organ i organizmit të njeriut edhe gjinjtë mund përfshihen nga sëmundje dhe procese patologjike. Qëllimi i punimit: është që të paraqesim të dhëna mbi sëmundjet e gjirit duke bërë rishikimin e literaturës. Të dhënat e përgjithshme:si çdo organ i organizmit të njeriut që mund ti nënshtrohet proceseve patologjike edhe gjinjtë nuk mund te përjashtohen. Sëmundjet e gjirit i ndajm në inflamatore, procese tumoroze (beninje, malinje). Këto procese shoqerohen me ndryshime subjektive siq janë dhembjet dhe ndryshimet objektive, ndryshimet në form gunge ose nyja në gji, pezmatim të pjesshem ose të plotë të gjirit, gjegjësisht rrjedhje e sekrecionit nga thithmi. Shumica e tumoreve të gjirit janë beninje kjo do të thotë se nuk përhapen ngelin, brenda një zone të lokalizuar dhe shpesh nuk kërkojnëkurrfarë trajtimi. Kanceri i Gjirit është përgjegjës për një të tretën të kancerve tek grate.Ka nivelin më të lartë të incidences krahasuar me të gjitha llojët tjera të kancerit cdo e shtata grua vuan nga kjo sëmundje gjatë jetës së saj. Ende nuk është kuptuar në tërsi se si shkaktohet kanceri i gjirit megjithate disa faktor të rrezikut janë identifikuar. .Metodat kryesore per diagnostifikimin e sëmundjeve të gjirit janë të mbeshtetura në të dhënat anamnestike, inspeksioni-veshtrimi dhe palpacioni-prekja sidomos vetkontrollimi, keto duhet te plotsohen me metodastandarte diagnostifikuse siq janë: mamografia, ultrasonografia-sonomamografia si dhe rezultatet e analizave citologjike te materialit te fituar me rastin e punkisonit dhe sekrecionit qe rrjedh nga gjiri.Antar kryesor të ketij ekipi duhet të perfshije: nje konsulant histopatolog, nje konsulant citolog,konsulant radiolog, konsulant kirurg,konsulant onkologmjeksor,konsulant onkolog klinik,dhe infermierja per kujdesin e gjinjeve. Antaret tjere perfshijne: nje kirurg plastik, radiografist, koordinator i ekzaminimve dhe rezultatve, psikolog klinik, specialist I gjenetikes, dhe stafi administrativ.Mjekimi i sëmundjeve të gjirit varet nga lloji i sëmundjes dhe mbështetet në trajtimin kirurgjik, kemoterapi, terapia hormonale, dhe terapia jonizuse. Përfundim: Sëmundjet e gjirit munden me qenë me natyrë inflamatore dhe procese tumoroze.
Proceset tumoroze munden me qenë me natyrë beninje ose malinje. Të gjitha simundjet e gjirit janë të sherueshme duke përfshirë edhe kancerin e gjirit, nëse ai zbulohet me kohë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.61
Recommended Citation
Aliti, Edina, "SËMUNDJET DHE KOMPLIKIMET E GJIRIT" (2019). Theses and Dissertations. 69.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/69