Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Prokurimi publik në përgjithësi është një fushë dhe aktivitet i ri që paraqitet në shtetet bashkëkohore, e sidomos në shtetet të cilat kanë pasur trendë të zhvillimit të hovshëm nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut. Paraqitja e prokurimit publik është nevojë imanente për qeveritë e shteteve moderne dhe bashkëkohore, sepse çdo qeveri është blerëse e madhe e mallrave, shërbimeve dhe kryerjes së punëve. Nocionin e prokurimit publik kanë arritur ta përpunojnë shumë shkencëtarë nga fusha e ekonomisë dhe e financave, punëtorë shkencor, profesorë të universiteteve të ndryshme të botës, ekspert ligjor të cilët punojnë në hartimin e ligjeve të prokurimit publik nëpër shtete të ndryshme të botës. Në Republikën e Kosovës baza ligjore e prokurimit publik është e rregulluar me dy akte juridike si dhe njëherit definicioni është rregulluar me këto akte: me instruksionin e administrimit financiar (Rregullore e nxjerrë nga UNMIK-u) dhe me ligjin mbi prokurimin publik të Republikës së Kosovës. Me instruksionin e administrimit financiar prokurimi publik definohet si blerje ose shitje e mallrave, punëve ose shërbimeve, duke përfshirë qiratë pa kufizimin e tyre, kërkesat për blerje, kërkesat e përhershme, lëshimin e licencave ose koncesioneve që priten të realizohen në të ardhura neto në buxhetin e Kosovës dhe përfitimet e shpronësimeve të tjera që janë në pronësi shtetërore apo publike përmes cilit do instrument të kontraktimit. Me ligjin për prokurimin publik të Kosovës prokurimi publik definohet si: çdo aktivitet që ndërlidhet me fillimin ose ekzekutimin e një procedure ose një aktiviteti tjetër që shpije ose ka për qëllim të shpije drejt dhënies së një kontrate publike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2806

Included in

Business Commons

Share

COinS