Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Syheda Latifi Hoxha

Language

Albanian

Abstract

Hyrja Abrupcioni placentar apo shkolitja e parakohëshme e palacentës është një nga komplikimet e rënda të barrës që kërcënon jetën e nënës dhe të frytit, shfaqet si pasojë e shkëputjes së placentës nga mitra pjesërisht ose plotësisht para lindjes. Paraqitet më së shpeshti në tre mujorin e tretë, dhe ndodhë përafërsisht në 1% të shtatëzanive. Qëllimi Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të grumbullohen të gjitha rastet me abrupcion placentar që janë trajtuar në KOGJ QKUK Prishtinë, në periudhën 01.01.19 – 30.06.19, të gjendet incidenca e rasteve me abrupcion placentar, mosha e grave në raport me abrupcion, pariteti, javët gestancionale, gjinia e te porsalindurit, ndikimi i statusit profesional. Metodat Metoda e mbledhjes së të dhënave për rastet e studimit përfshinë metodën ndërsektoriale. Gjatë këtij hulumtimi për material do të shfrytëzohen protokolet e evidencës në sallën e lindjes dhe bllokut operativ në KOGJ QKUK Prishtinë. Rezultatet Nga ky hulumtim pas grumbullimit të të dhënave në KOGJ QKUK është vërtetuar se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 kanë ndodhur gjithsej 4721 lindje, prej tyre 44 lindje kanë pësuar abrupcion placentar. Pra, në KOGJ QKUK në periudhën e studimit abrupcioni placentar shfaqet në 1 % të të gjitha rasteve. Konkluzionet Numri i rasteve me abrupcion ka qenë në përqindje më të lartë te gratë me moshë më të avansuar. Shtatëzanitë në 32 – 34 javë gestacionale kanë shanse më të larta për abrupcion, gjinia e festusit është në korrelacion pa dallime të theksuara. Rekomandimet Rekomandohet vetëdijësimi i grave rreth faktorëve të rrezikut, njohuria më e madhe për këtë ndërlikim të shtatëzanisë është thelbësore për marrjen e kujdesit të menjëhershëm mjekësorë dhe zvogëlimin e rrezikut për nënën dhe fëmijën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.58

Included in

Nursing Commons

Share

COinS