Date of Award
Fall 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mustafe Hasani
Language
Albanian
Abstract
Shmangia tatimore apo evazioni fiskal është një prej problemeve kryesore për secilën ekonomi, e sidomos për Kosovën, ku ky evazion fiskal po ndikon që buxheti të ketë më pak të hyra. Ky është vetëm njëra ndër elementet negative, për shkak se ato biznese qe veprojnë dhe punojnë me këto shmangie tatimore shum lehtë avancohen në treg dhe në një mënyrë po krijojnë një konkurrenc jolojale karshi biznesve të tjera që janë lojale. Evazioni fiskale është një faktë i vërtet në Kosovë. Ky fenomen vërehet në shumë fusha të jetes, fillon nga fshehja e tvsh- së e deri te shitja e produkteve pa kupona fiskale.
Në kuadër të ketij punimi do të bëhet një analizë lidhur me atë se sa është evazioni fiskal në Kosovë dhe se si ndikon kjo dukuri në zvoglimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht në konkurrencën lojale.
Kjo teme për më tepër ngre disa pikëpyetje antropologjike mbi parametrat e matjes dhe të luftës kundër evazionit fiskal nëpërmjet përceptimeve lokale të këtyre fenomenëve. Formulave zyrtare mbi strategjitë për të zhdukur informalitetin si dhe mbi indeksimin e vlerësimeve të transaksioneve, që fushata ndërkombëtare konsideron si të korruptuara, i kundërvihen gjykimeve më të mjegullta dhe të shumëllojshme nga jeta e përditshme e njërëzve që përfshihen në këto shkëmbime. Ky ballafaqim synon të shtjellojë përceptimet më komplekse lokale mbi aktivitetet ekonomike dhe gjykimet e legjitimitetit të tyre në kontekstin e transformimeve sociale të tranzicionit. Në rradhë të parë, sugjerohet se raporti midis evazionit dhe kontrabanda nuk duhet trajtuar si një ekuivalencë, por si një tension midis dy konceptesh shumë të ndryshme — kontrabanda si një vlerësim moral dhë informaliteti si një matës i përfshirjes së shtetit në ekonomi. Në vijim, sugjerohet që konkretisht informaliteti nuk është domosdoshmërisht e kundërta e shtetit, por që shpesh njëra mundëson apo edhe mishëron tjetrën.
Në kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën komplekse të luftimit te evazionit fiskal. Shmangia tatimore vazhdon të jetë në një shkallë të lartë.
Për këtë arsye ndër të tjera në këtë punim do të gjeni të trajtuar shmangien e tatimeve dhe ekonominë ilegale në këndvështrimin ekonomik dhe social. Gjithashtu edhe disa çështje të tjera të rëndësishme si: kuptimi dhe karakteristikat e sistemit tatimor në Kosovë, efektet e tatimeve, efektin e tranzicionit, reformat dhe adminsitrimin e tyre në Kosovë, pra një rëndësi e veçantë i është kushtuar ekonomisë informale e parë kjo në këndvështrimin e evazionit fiskal
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1829
Recommended Citation
Rashiti, Argjend, "EVAZIONI FISKAL NË KOSOVË DHE NDIKIMI NË ZHVILLIMIN EKONOMIK" (2019). Theses and Dissertations. 1715.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1715