Date of Award
Winter 1-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Alfred Marleku
Language
Albanian
Abstract
Ky punim ka për qëllim të shtjelloj rolin e diplomacisë publike në politikën e jashtme të shtetit. Fillimisht do paraqitet kuptimi i konceptit diplomaci publike dhe do shtjellohet se përse ajo është e rëndësishme në politikën e jashtme të një vendi. Së dyti do të paraqes llojet e diplomacisë publike që njihen ndërkombëtarisht. Në veçanti do të shtjellohet rasti i Kosovës që për çështje metodologjike do të ndahet në dy periudha: periudha e luftës në vitin 1999 e deri ne vitin 2008 në shpallje të pavarësisë, dhe periudha pas pavarësisë deri në vitin 2017. Diplomacia publike përdoret për të bindur opinionin ndërkombëtar për vendimet që merr një qeveri e një shteti. Ekziston një nevojë e domosdoshme për të komunikuar me aktorët jo shtetërorë ose joqeveritarë në botën e sotme dhe diplomacia publike është mjeti më i rëndësishëm për ta arritur këtë. Diplomacia publike stimulon marrëdhënien midis udhëheqësve dhe personave të udhëhequr, të shquar dhe publikut. Roli i diplomacisë në politikën e jashtme pengohet nga kuptimi i shumëfishtë i asaj që diplomacia është dhe bën.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.282
Recommended Citation
Reshani, Shqipdona, "ROLI I DIPLOMACISË PUBLIKE NË POLITIKËN E JASHTME TË SHTETIT – RASTI I KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 293.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/293