Date of Award
Spring 3-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Management (MSM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Ky studim ka për qëllim të tregoj rëndësinë e investimeve në fushën e Hulumtimit dhe Zhvillimit. Në shumë vende në zhvillim, po ashtu edhe në Kosovë, nuk dihet saktë ku dhe sa investohet për Hulumtim dhe Zhvillim. Unë kam bërë këtë hulumtim që të qartësoj shkallën e investimeve që bënë Kosova në H & Zh në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe në sektorin Industrial. Hulumtimi dhe Zhvillimi është një term i cili përdoret zakonisht për të përshkruar aktivitetet e ndërmarra nga kompanitë dhe subjektet e tjera industriale dhe biznesore që merren me krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, apo me përmirësimin e atyre ekzistuese. H & Zh mbulon kërkimet bazë, hulumtimin e aplikuar dhe zhvillimin eksperimental. Në Kosovë ekziston një numër i vogël i institucioneve që kryejnë hulumtime. Ligji mbi Kërkime Shkencore thekson se deri në 0.7% të buxhetit të Qeverisë duhet të dedikohet për veprimtari kërkimore-shkencore. Shumica e organizatave nuk kanë shumë njohuri dhe nuk merren me aktivitete të Hulumtimit dhe Zhvillimit, për këtë arsye edhe nuk investojnë mjaftueshëm në këtë fushë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2796
Recommended Citation
Gara, Blertë, "NDIKIMI I HULUMTIMIT DHE ZHVILLIMIT NË SEKTORIN E EDUKIMIT TË LARTË DHE ATË INDUSTRIAL: RASTI I KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 2293.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2293