Date of Award

Winter 1-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Ky punim i diplomës ka për qëllim konceptin e pastërt të banimit krahas objekteve të ndërtuara deri më tani. Si fillim primare është strehimi, akomodimi i banorëve që t’ua mundësojmë një jetë më të rehatshme përmes arkitekturës duke iu referuar normave dhe standardeve europiane. Tema për të cilën kam zgjedhur ta trajtoj janë dy tipologji të ndryshme e që vazhdojnë të jenë në një objekt. Pikërisht për këtë arsyeje kam përzgjedhur që ta punoj një projekt ideor (punim diplome) ku në një parcel ti vendos që të dy tipologjitë në raport me njëra tjetrën dhe në harmoni me arkitekturën për rreth, lokacioni të cilin e kam përzgjedhur gjendet në Qytetin e Drenasit, ky lokacion ka një tëren të rrafshët dhe shumë benefite për një objekt kolegtiv siç janë: qasja në rrugët e qytetit, qasje në parkun e qytetit, qasje në bulevardin e qytetit, shkolla afër, institucionet afër e të tjera, po ashtu në këtë vend ende nuk ka filluar të ndërtohet pjesa dërmuese e qytetit, prandaj një objekt si ky kishte me qenë shembull për investitorët tjerë po ashtu edhe për klientët kishte me qenë si referencë për një kërkesë më të lartë të banimit të tyre .

Hyrja për në objekt mundësohet përmes një pllatoje të gjërë, për dallim nga objektet të tjera që janë të ngulfatura nga shfrytzimi i tepërt i parcelës, po ashtu në këtë parcelë objektëve të ndërtimit rëndësi ka pasur edhe gjelbrimi, këndi për rekreim dhe këndi për fëmijë, të gjitha këto që kan një lidhje me njëra tjetrën

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.715

Included in

Architecture Commons

Share

COinS