Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bashkim Nuredini
Second Advisor
Mustafë Hasani
Language
Albanian
Abstract
Prokurimi publik ndërtohet mbi krijimin e vlerës për para dhe efektivitetin e atyre se çfarë blen. Në momentin që kemi të bëjmë me prokurimin, instinktivisht mendja i referohet ligjit dhe rregullave të sanksionuara që duhet të përdoren në mënyrë strikte dhe rigoroze. Ky punim ka për qëllim që të paraqes një tablo gjithëpërfshirëse të prokurimit publik në Kosovë dhe Shqipëri, e veçanërisht funksionimit të platformës elektronike të prokurimit në Kosovë. Ideja ishte që të filloj punimin nga historia e zhvillimit të prokurimit publik në Kosovë dhe Shqipëri, parimet mbi të cilat funksionon prokurimi e deri tek pjesa e elaborimit të kuadrit legjislativ, ku edhe paraqet hallkën kryesore që procesi i prokurimit të zhvillohet në mënyrë të drejtë. Me krijimin e platformës elektronike kam dashur t’ju ofroj një pasqyrë të ndryshimeve që ka sjellë kjo platformë në prokurim, qoftë pozitive apo negative!
Metodologjia është kryesisht e bazuar në intervista të llojit të strukturuar, që kanë bërë të mundur edhe vërtetimin e hipotezave të paraqitura, ku me përdorimin e e-prokurimit është arritur që të zvogëlohet numri i ankesave dhe të rritet transparenca në aktivitetet e prokurimit publik. Punimi përfundon me diskutime dhe ca rekomandime të vogla kundrejt KRPP-së dhe OSHP-së, ku fokusi kryesor qëndron tek bërja publike e secilit njoftim apo mbajtje e seancës në mënyrë që procesi i prokurimit publik të jetë sa më transparent dhe i besueshëm tek sytë e qytetarëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2793
Recommended Citation
Syla, Benita, "PROKURIMI PUBLIK NË KOSOVË DHE SHQIPËRI DHE SFIDAT E PROKURIMIT ELEKTRONIK" (2019). Theses and Dissertations. 2296.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2296