Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Bota në të cilën jetojmë po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një vend të paparashikueshëm. Askush nuk mund ta paramendojë se çka do të sjellë e nesërmja, ngase pas dyerve të laboratorëve të shkencëtarëve e hulumtuesve tashmë veçse janë duke u zier idetë e së ardhmes. Teksa vërejmë rëndësinë e informatës dhe qarkullimit të lirshëm të saj, ndalemi dhe shqyrtojmë komponentat përbërës të jetës sonë të përditshme, shohim se emëruesi i përbashkët i të gjitha ditëve që jetojmë është: lëvizja. Asnjëherë nuk jemi në të njëjtin vend dhe gjithmonë jemi në lëvizje. Vendi i punës është bërë fleksibil, mirëpo çka mendoj se mbetet i përhershëm është vendi ku e strehojmë kokën në mbrëmje. Funksionet themelore fizike si gjumi janë pjesa kur ne jemi më të dobëtit, në gjendje të të pavetëdijshmes, pa mundësi të mbrojtjes. Andaj, edhe nëse kalon tërë ditën në lëvizje jashtë shtëpisë, prapë do të jetë një dhomë, një hapësirë (shtëpi, apartman) ku do e kaloje natën më me ëndje. Katër mure formësojnë një hapësirë, por kujtimet formësojnë një shtëpi. Kjo temë diplome është shumë sfiduese, ngase kërkohet një zgjidhje për banimin në të ardhmen e afërt, me një vizion të bazuar në zhvillimet e përhershme teknologjike. Pas hulumtimit, është formësuar një trajektore e zhvillimit të banimit deri sot, vijë në të cilën bazohet edhe zgjidhja e banimit në të ardhmen e afërt, e cila nëse zhvillohet në këto ritme enorme, pritet të jetë shumë befasuese. Me fokusin në banimin ekonomik të së ardhmes, ky punim parashtroi disa problematika me zgjidhje logjike që e racionalizojnë jetën e përdoruesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.774

Included in

Architecture Commons

Share

COinS